Alsat-M 2019-06-24T15:51:38+02:00
Qeveria dhe Prokuroria Themelore Publike nuk kanë përgjigje konkrete pas akuzave të ish këshilltarit në Ministrinë e financave, Branimir Jovanoviq për kurdisjen e tenderëve milionëshe. Tentuam të marrim të dhëna më konkrete edhe personalisht nga Jovanoviq, por u përgjigj se ka obligime private. Dje Jovanoviq në profilin e tij në Facebook, shkroi se nuk pajtohet me hapin e kryeministrit Zaev, që ministri aktual Dragan Tevdovski të largohet nga posti, pasi sipas tij, ai është personi që ka bërë reforma reale. Jovanoviq më tej shton se “fshesa” është dashur të përfshijë edhe zyrtarë që kanë kurdisur tenderë me shumë milionëshe, kanë shpenzuar mjete shtetërore dhe asgjë nuk kanë punuar. Pas këtyre akuzave serioze, nga Qeveria dhe Prokuroria u përgjigjën:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut punon në përputhje me rregullat pozitive ligjore dhe angazhohet për sundimin e së drejtës, përmes konceptit të Qeverisë së hapur dhe transparente. Të gjithë qytetarët që kanë çfarë informacionesh për punë eventuale të pandërgjegjshme dhe të paligjshme, të njëjtat duhet t’i paraqesin në institucionet kompetente dhe organet e hetuesisë” theksuan nga Qeveria
Prokuroria Themelore i ndjek të gjitha informacionet dhe do të veprojë nëse përcaktohen elemente të veprës së kryer penale”- u shprehën nga Prokuroria Themelore Publike
Në përgjithësi, nuk është mirë për një vend që kryeministri të jetë edhe ministër i Financave, shprehet Zdravko Saveski nga partia E Majta. Ai konsideron se vendimi është i ngutshëm. Nëse ka qenë i domosdoshëm ndërrimi, ky ka mund të jetë edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev ose ndonjë ministër tjetër nga resorët ekonomike, por jo edhe kryeministri. Megjithatë, kyçe për këtë vendim Saveski shprehet se është ajo që Tevdovski nuk ka qenë i një mendimi me kryeministrin në zbatimin e politikave ekonomike.
Tevdovski bëri shumë pak nga ajo që mundte të bëjë, por ishte e qartë se kishte pengesa në planet e tij që i zbatonte. Ndërsa rezultatet e punës së tij dy vjeçare si ministër janë masa shumë të buta socialdemokrate, që nuk mundet të lëvdohet një Qeveri socialdemokrate. Kemi situatë paradoksale, kryeministri Zaev lëvdohet me suksese ekonomike, ndërsa e ndryshon ministrin e financave”. – tha Zdravko Savevski, E Majta
Nga reformatimi i Qeverisë të cilën dje e publikoi kryeministri Zaev, Tevdovski është ministri i vetëm i ndryshuar nga funksioni dhe i cili tani do jetë këshilltar i kryeministrit dhe ministrit të financave. Përveç për realizimin e dobët të investimeve kapitale, Tevdovski do mbahet mend si ministër i cili e ndryshoi politikën tatimore, gjegjësisht e vendosi të ashtuquajturin tatim progresiv. Përgatiti edhe reformë për kthimin e TVSH-së për qytetarët, por nuk arriti ta fillojë pasi masa është paraparë të fillojë nga data 1 i muajit të ardhshëm.
Ile Petreski
Loading…


