Alsat 2019-06-22T15:18:53+02:00
Pushteti gjyqësor funksionon me shumë vështirësi. Revizioni i arkës shtetërore tregon se për gjyqësorin ndahen dy herë e gjysmë më pak para se sa parashikohet ligjërisht. Revizori shtetëror zbuloi se gjyqësori vitin e kaluar në vend të 0.8 për qind të garantuar të Prodhimit Bruto Vendor mori vetëm 0.31 për qind. Raporti i revizorit thotë se situata e njejtë është përsëritur edhe në vitin 2017 dhe 2016. Por shifrat tregojnë se gjyqësori nuk merr mjaft para me vite.
Paratë për pushtet gjyqësor nga PBV-ja
“Në vitin 2012, është dashur të ndahen 0.5% – realizimi 0.45%
Në vitin 2013, në vend të 0.6%, janë ndarë 0.39%
Në vitin 2014, nga 0.7% të nevojshme janë ndarë 0.39%
Në vitin 2015, nga 0.8% janë ndarë vetëm 0.38% ”
Revizori Shtetëror në raportin për vitin e kaluar në pjesën e Pushtetit Gjyqësor rekomandon.
Ministria e Financave, në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Këshillin Buxhetor Gjyqësor, të ndërmarrin aktivitete për rishqyrtimin e shumës së fondeve të parashikuara në rregulloren ligjore për gjyqësorin – njoftojnë nga Enti Shtetërori Revizionit.
Paratë për gjyqësorin nuk mund të reduktohen edhe me rebalancin e buxhetit. OJQ-të që monitorojnë punën e Pushtetit Gjyqësor paralajmërojnë se në gjykata nuk ka para për nevojat themelore.
Ndodh që vetë gjykatat nuk kanë fonde për letra. Një nga asetet primare është një printer, letër, skaner, sidomos tani kur gjykatat kanë nevojë që të gjitha vendimet e tyre ti skanojnë që ti publikojnë. Pra, ata janë të bllokuar për shkak të mungesës së fondeve për të blerë gjërat themelore dhe ta kryejnë detyrën e tyre. Çdo tre muaj në raporte, gjykatat e theksojnë këtë problem, madje edhe dorëzimi i vendimeve është pamundësuar – deklaroi Jelena Kadriq, Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Nga Ministria e drejtësisë thonë se ata janë të vetëdijshëm se nevojiten më shumë fonde për gjyqësorin. Ata shpjegojnë se ekziston trendi i rritjes së parave, dhe për këtë vit janë miratuar tashmë 86 punësime të rregullta në kohë të pacaktuar për të gjitha gjykatat dhe 93 punësime me afat të caktuar. Ministria e Drejtësisë ka dhënë dritë jeshile për 8 punësime në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik dhe për dy punësime në Këshillin Gjyqësor.
Bojan Stojanovski
Loading…


