Alsat 2019-06-22T15:23:38+02:00
Numri i vogël i vendeve për parkim në krahasim me numrin e madh të makinave, e sidomos në stinën e verës kur ofrohet edhe ardhja e mërgimtarëve, shkaktojnë kaos të vërtetë në komunikacionin e Tetovës. Ndërtimin e garazheve shumëkatëshe, sipas sektorit për veprimtari komunale, është i pamundur, shkaku i kostos së lartë. Ndërkohë nga komuna paralajmërojnë zgjidhje të përkohshme. Oborret e shkollave gjatë verës do të shfrytëzohen si vend-parkime.
“Zgjidhja e vetme që parashihet për këtë sezon të verës kur edhe ndodh shtimi enorm i numrit të makinave në qytet, shihet hapja e oborreve të shkollave që shfrytëzohet gjatë sezonit të ardhjes së mërgimtarëve si parkingje publike”.
Komuna e Tetovës në sezonin veror, pra muajt qershor, korrik, gusht, për nevojat e qytetarëve hapim edhe oborret e shkollave që të zvogëlohet pak mungesa e parkingjeve. Është mirë që qytetarët të shfrytëzojnë ato vende të parkimit të janë të lira, nuk do të thotë se nuk ka vend dhe duhet parkuar parkim i dyfishtë. Problem mbetet financimi i garazheve, nëse duhet ti ndërtojë komuna apo me partneritet publik privat. Në sezonin e verës, është mirë që qytetarët të mos përdorin makinat private për të përdorin automjetet publike sepse kursejnë kohën e udhëtimit dhe gjetjen e parkimit – deklaroi Elmir Mustafai, sektori për veprimtari komunale.
Përderisa komuna e Tetovës pretendon se me hapjen e oborreve të shkollave zbut problemin e mungesës së vendeve për parkim, qytetarët kërkojnë zgjidhje afatgjate.
“Normal që duhen, por për momentin komuna i ka marr ato nismat e veta ka bë vende parkimi por kuptohet jo të lira por gjitha me pagesë. Ndoshta sipas tyre është mirë por, sipas qytetarëve janë edhe ngarkesë momentin”.
“Mendoj që po, se nuk kemi parkime të mjaftueshme dhe hasim në probleme saqë disa herë edhe para dyerve të shpive parkojnë veturat dhe nuk mund të qarkullojmë edhe ne vet qytetarët që jemi këtu nuk mund t`i shfrytëzojmë veturat tona”.
Në qytetin e Tetovës gjithsej ka të regjistruara rreth 40 000 makina, ndërsa vende parkimi, bashkë me parkimet zonale dhe ato private, janë rreth 1000.
Bashkim Sulejmani
Loading…



