Ilustrim
Alsat 2019-06-21T19:50:51+02:00
Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm të trafikut që ka ndodhur në qarkoren e Shkupit rrugës për Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një automjet të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë Yeti. Vetura BMW është përfshirë nga flakët. Shoferi i veturës BMW ka vdekur në vendngjarje, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit janë transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”.
Loading…


