Alsat-M 2019-06-18T14:55:39+02:00
Defekti në njërin nga gypat e ujësjellësit ka shkaktuar panik te banorët e komunës së Butelit, pasi uji nga çezmat e tyre ishte tejet i ndotur. Banorët nga frika refuzojnë ta përdorin ujin për pije. Megjithatë autoritetet këmbëngulin se sot uji është i sigurt për pije.
Nga Komuna e Butelit përmes telefonit na thanë se uji sot mund të përdoret për pije. Sqaruan se bëhet fjalë për një defekt i cili është shfaqur derisa shërbimet komunale kanë punuar në sanimin e njërit nga gypat e ujësjellësit”.
Disa nga banorët e anketuar nga ALSAT, thonë se me vite të tëra nuk e përdorin për pije ujin nga çezmat e tyre.
Nuk pi ujë nga çezma, thjesht sepse ndonjëherë paraqiten probleme me pa pastërtinë. Mendoj se mund të përmirësohet cilësia. 1:00 Ndoshta ka 4-5 vite që unë nuk pi ujë nga çezma, mund të jem edhe i etur për ujë por prapëseprapë do të pres të blej pastaj të pi”
Nuk pi unë ujë nga ujësjellësi, pi ujë tjetër sepse kam problem”.
Vërehet uji në gotë, kur e mbush gotën si ngjyrë e verdhë dhe ka si gurë si rërë. 3:47 Ndonjëherë uji është i pastër ndonjëherë i ndotur. E lëmë pak të pushojë uji dhe pastaj e pimë, çfarë të bëjmë, patjetër.. të kishim mundësi do të dishim se si të jetojmë më mirë”.- theksuan qytetarët e intervistuar
Ndërkohë ka banorë të cilët thonë se çdoherë e përdorin për pije dhe se deri më tash nuk kanë pasur dëme shëndetësore nga konsumimi i tij.
Unë pi për çdo ditë nga tre gota ujë që në mëngjes, sepse mjeku më ka rekomanduar ashtu. Ndjehem shkëlqyeshëm, nuk kam asnjë problem”.- u shpreh një qytetar tjetër për Alsat
Një ditë më parë banorët e komunës së Butelit u ankuan se ka pasur ndërprerje të ujit të pijshëm nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, ndërsa më pas uji ka qenë shumë i turbullt.
Vjollca Aliti
Loading…


