Alsat-M 2019-06-18T15:07:19+02:00
Nëpër gjykatat e vendit mungojnë më shumë se 300 punonjës administrativ. Për shkak të gjendjes së këtillë, një person kryen obligimet e punës që realisht janë për tre ose katër persona, thonë nga Shoqata e Administratës Gjyqësore. Ata thonë se viteve të fundit nuk janë plotësuar të gjitha vendet e punës që janë të nevojshme. Megjithatë, gjithçka varet nga Këshilli buxhetor gjyqësor i cili merr vendime për punësime.
Sipas planit vjetor për punësime që na vjen dhe ku gjykatat për momentin kërkojnë rreth 300 punësime, nuk pranohen kërkesat që ne i cilësojmë si më të domosdoshme. Lejohen vende tjera të punës. Dhe në fund kur të lejohen disa punësime ato nuk janë në numrin që ne e kemi kërkuar”. – tha Borçe Mirçevski, kryetar i Shoqatës së Administratës Gjyqësore
Mirçevski u ankua edhe për kushtet e këqija në disa nga gjykatat e vendit.
Ka gjykata ku administrata punon në kushte shumë të këqija. Ata i ndajnë hapësirat në mënyrë të papërshtatshme në kundërshtim me të gjitha standardet. Në hapësira të parapara për dy persona, qëndrojnë nga katër ose pesë. Kushtet nuk janë të mira. Në një takim që e kishim në Shkup, u përmendën Gjykata e lartë Administrative, Gjykata Administrative dhe Gjykata në Shkup e cila deri para një kohe kishte kushte të tilla”. – u shpreh Borçe Mirçevski, kryetar i Shoqatës së Administratës Gjyqësore
Në kuadër të projektit Siguri dhe shëndet gjatë punës së të punësuarve në institucionet gjyqësore u zhvillua hulumtim i cili tregoi të dhëna të tmerrshme për sëmundje tek punonjësit administrativ në vendet e tyre të punës. Madje 98% e të anketuarve janë përgjigjur se çdo ditë kanë dhimbje në sistemin muskulor. Për shkak të dukurisë së tillë, punonjësve u rekomandohet të praktikojnë ushtrime në periudhë të caktuar në vendet e tyre të punës, ndërsa në hapësirat ku ata punojnë do të vendosen ushtrime të caktuara dhe do të shpërndahen broshura.
Miki Trajkovski
Loading…



