
Alsat 2019-06-18T11:16:19+02:00
Kryesuesi në detyrë i OSBE-së dhe Ministri sllovak i Punëve të Jashtme Miroslav Lajçak do të vizitojë Maqedoninë e Veriut më 18 dhe 19 qershor 2019.
Gjatë vizitës, Lajçak do të takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov. Ai do të takohet gjithashtu me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Kryesuesi i OSBE-së do të takohet me përfaqësues të sektorit civil në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të vizitojë Institucionin për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve, ku do të ketë mundësi të bisedojë me fëmijët që morën pjesë në projektin e Misionit të OSBE-së ‘Ndërtojmë urat.’
Loading…


