Alsat 2019-06-14T15:34:13+02:00
Qeveria konfirmon se në qershor dhe korrik nuk do të ketë datë për fillim të negociatave. Zv.kryeministri Bujar Osmani, i sapokthyer nga Berlini nga takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel për emisionin “Rruga drejt…” u shpreh i bindur se nga Gjermania kanë marrë siguri se do të mbështetet fillimi i negociatave këtë vit.
Në qershor, për shkak të mos-pasjes vendim nga Bundestagu gjerman,… Është obligim kushtetues i Gjermanisë që para se qeveria të ketë vendim në Këshillin Evropian, duhet parlamenti ta aprovojë të njëjtën. Për shkak se nuk kishte mundësi teknike për ta shqyrtuar raportin nuk do të mund të merret vendim në qershor”-tha Bujar Osmani, zv.kryeministër.
Edhe pse vendimi mund të merret veçmë në tetor, qeveria është e bindur se dhjetori do të arrihet për mbajtjen e seancës së përbashkët ndërqeveritare. Për ministrin Dimitrov, përgatitja e vendit nuk është arsyeja që një vendim pozitiv nuk u morr tani.
Është shumë e qartë se ka përgatitje edhe sot të merret vendim për ne por çfarë do të ndodhë me vendet e tjera dhe cilat do të jenë reperkusionet, si do të jenë politikat tjera… unë me përgjegjësi, i shoh qytetarët në sy dhe them se kur do të merret vendimi, nuk ka asnjë lidhje me përgatitjen tonë. Ka lidhje me kalkulime që janë më të mëdha, që janë rajonale dhe në nivel të BE-së”-pohoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.
Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ka marrë informacion se Bundestagu do të debatojë për Maqedoninë e Veriut në shtator por se fillimi i negociatave këtë vit, është i sigurt.
Fatlume Dervishi
Loading…



