Alsat 2019-06-14T15:02:54+02:00
Po i hapin hartat për tu orientuar në terren. Këto janë ekipet e regjistruesve, të cilët që nga mëngjesi i sotëm iu kanë përveshur punës. Enti Shtetëror për Statistikë filloi me regjistrimin provë të popullatës, shtëpive dhe amvisërive. Deri më 30 qershor pilot regjistrimi do të zbatohet në 13 komuna për të testuar teknologjinë on-line pasi për herë të parë regjistrimi do të bëhet në softuerin kompjuterik. TV Alsat ndoqi nga afër punën e regjistruesve në rajonin e Shkupit.
Sot e kemi të planifikuar të bëjmë gjiro në tërë rajonin regjistrues për tu orientuar në teren që secili nga ne prej nesër do të filloj provat e regjistrimit derë më derë. Qëllimi i kësaj prove është që të testojmë ueb-aplikacionin, të cilin do ta përdorim në regjistrimin kryesorë dhe të shohim se a do të ballafaqohemi me ndonjë pengesë në teknologji me synimin që regjistrimi të bohet ashtu siç duhet”-tha Monika Vellkova, regjisruese në komunën e Kisella Vodës.
Në secilin qark do të ketë nga një regjistrues, përveç në zonat ku banojnë popullsi të përziera etnike. Regjistrimi provë do të zbatohet në komunat urbane dhe rurale: Kisella Vodë, Vallandovë Gostivar, Kumanovë, Shtip, Radovish, Sveti Nikollë, Kratovë, Prilep, Dollnen, Strugë, Kërçovë dhe Zelenikovë. Regjistruesja nga kjo e fundit thotë se po u regjistruar nuk do të mbeten as ata që nuk janë në shtet.
Në regjistrim do të përfshihen të gjithë. Kushdo që të jetë në shtëpi, do të prezantoj një dokument me numrin amë të personave që janë në diasporë dhe ne do të regjistrojmë në lap-top dhe nuk do të ketë ndonjë problem, pra do të përfshihen të gjithë shtetasit”-pohoi Aida Jakupi, regjistruese në Komunën e Zelenikovës.
Nga Enti i Statistikave thonë se kjo metodë e kombinuar bëhet për numërim më efikas dhe vërtetim i atyre të dhënave nga terreni me data bazat që posedon shteti, për të evituar keqpërdorimet. Nga 1-21 prill të vitit 2020, rreth 5 mijë regjistrues dhe qindra instruktorë në 45 rajone, nuk do të përdorin më fletushka, por lap-top për të regjistruar banorët dhe amvisërinë. Pas shtyrjeve disa mujore, Qeveria në fund të muajit maj aprovoi Propozim-Ligjin për regjistrimin e popullsisë, i cili do të kushtoj 8,5 milion euro. Tani, ky draft është në procedurë parlamentare ndërsa VMRO DPMNE-ja kërcënojnë me bojkot të procesit nëse nuk përfshihet në procesin e përpilimit të ligjit.
Adnan Qaili
Loading…



