Alsat 2019-07-24T18:53:34+02:00 Alsat mëson emrat e kuadrove të propozuar për udhëheqje të drejtorëve që pritet të miratohen sot nga qeveria. Visar Riza, ushtrues detyre drejtor i Agjencionit për barëra dhe mjete medicinale; Milan Zaprovski, ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi; Emil Krstevski, ushtrues detyre drejtor i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Arben Villa, ushtrues detyre drejtor i Agjencionit për investime të huaja dhe promovim të eksportit në RMV; Izmit Nura, zëvendës drejtor i Agjencionit për rini dhe sport; Dejan Bogojevski, ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për siguri në sistemin e hekurudhave; Pajazit Lika, zëvendës drejtor…
Author: almakos
Alsat 2019-07-24T17:31:35+02:00 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në një intervistë për Sitel duke komentuar për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike si dhe për kreun e ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë tha se propozim i partisë së tij për udhëheqjen e këtij institucioni mund të jetë gjyqtari, Vlladimir Pançevski. “Parashtrohet pyetja se kë ne e propozojmë? Njerëz të përfshirë në haraç? Hetimi do të tregojë se kush ka qenë i përfshirë. Kjo është sikur ne të propozojmë Vladimir Pançevskin. Pse mos e zgjedhim Vlladimir Pançevskin? Pse të mos jetë ai?”, tha Mickoski. Ish-kryetari i…
Alsat 2019-07-24T16:25:03+02:00 Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, me kërkesë të Interpolit nga një urdhër arrest i Serbisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës të cilët shprehën besimin se kjo do të zgjidhet shumë shpejtë. Sipas tyre, ata janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit dhe lidershipin shqiptar në këtë vend. MPJ në Kosovë thotë se këtë çështje do të ngrenë edhe në BE pasi sipas tyre këto raste nuk duhet të përsëriten. Degët e Dukagjinit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së reaguan pas arrestimit. OVL…
Alsat 2019-07-24T16:14:47+02:00 Me procedurë të shkurtuar në Kuvend miratohen propozim ndryshimet në Ligjin për Shëndetësi. Me ndryshimet e reja, tentohet përmirësimi i kushteve të punonjësve në institucionet shtetërore dhe sidomos për specializantët. Ata tani, nëse do duan të largohen më herët nga puna në spitalet e shtetit, nuk do të duhet t’i kthejnë shtetit një të pestën e shumës që e kanë marrë për specializim por vetëm një të dytën. Po ashtu specializantët do të obligohen t’i shërbejnë shtetit, vetëm aq vite sa u ka zgjatur specializimi, përkatësisht 5 ose 6 vite, dhe jo si deri më tani 10 deri…
Alsat 2019-07-24T16:10:04+02:00 Kryeministri Zoran Zaev nuk e ka idenë se si do të sigurojë shumicë prej 2/3 për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Zaev thotë se detajet në propozim do të harmonizohen mes subjekteve politike gjatë procedurës Parlamentare. [embedded content] Nuk mund ta di për këtë. Dhashtë Zoti menjëherë të sigurohen 2/3-tat”-tha Zoran Zaev, kryeministër. VMRO-DPMNE-ja vlerësimin e parë ndaj propozimit të Qeverisë e ka se, sipas tyre, Qeveria me këtë propozim dëshiron të amnistohet nga krimet e saja. Ditëve në vijim, grupi i ekspertëve në partinë opozitare do të dalin me vërejtjet dhe rekomandimet ndaj propozimit të pushtetit.…
Alsat 2019-07-24T16:02:44+02:00 Privilegjin për të denoncuar drejtpërdrejt te kryeministri Zoran Zaev, deri tani e kishte vetëm biznesmeni i dyshuar për pastrim parash – Orce Kamçev. Zaevi sot nga foltorja e Qeverisë porositi se të gjithë ata që kanë qenë në shënjestër të shantazhimit nga Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, atë ta denoncojnë në prokurori, meqë kryeministri nuk është as hetues, as prokuror. Por, qëndrimi i këtillë i Zaevit është kontradiktor meqë Kamçevi personalisht i ka kallëzuar se Boki 13 i bën shantazh. Ndonëse gazetari Branko Gerovski kërkoi takim me Zaevin për ta informuar për skemën e biznesit të rastit “Reket”…
Alsat 2019-07-24T15:56:20+02:00 Hyrja e propozim – ligjit për Prokurorinë publike në procedurë parlamentare i nxori në sipërfaqe qëndrimet e ndryshme politike për emërimin e kryeprokurorit në Prokurorinë e kriminalitetit të organizuar. Pasi para pesë ditëve kryeministri paralajmëroi bashkimin e PSP-së me këtë Prokurori dhe e përmendi emrin e prokurores Vilma Ruskoska si shefe të kësaj Prokurorie, sot ai sqaroi se kjo do ishte zgjidhja logjike, pasi edhe në këtë moment ajo është në këtë pozitë. Por, ai la hapësirë që zgjedhja e kryeprokurorit të Prokurorisë së re të bëhet sipas procedurës ligjore. Unë nuk e propozova Villma Ruskoskën për shefe.…
Alsat 2019-07-24T15:47:32+02:00 Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Rregullores për Punën e Kuvendit me 63 vota “pro”. Ndryshimet të cilat u propozuan me procedurë të përshpejtuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kanë për qëllim harmonizimin e Rregullores me Ligjin për Gjuhët. Në propozim ndryshimet e reja të Rregullores, hyn zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, më saktë dispozitat e nenit 4 të cilat thonë se: Kryesimin i seancave të Kuvendit ose trupave të punës, materialet për punë, stenogramet e seancave të Kuvendit dhe mbledhjeve të trupave të punës, materialet dhe dokumentet e tjera si edhe botimi i ligjeve dhe…
Alsat 2019-07-24T15:43:28+02:00 VMRO-DPMNE pyet se përse prokurorja speciale, Katica Janeva nuk e ka paraqitur, nëse e ka ditur se edhe njerëz të tjerë e kanë përdorur emrin e saj për shantazhim. Opozita përsëriti edhe një herë se Janeva dhe LSDM-ja fshehin njerëzit në mënyrë që të mos zbulohet nëse në këtë skemë ka të përfshirë persona nga kryesia e partisë në pushtet. A ka pranuar Katica Janeva se disa nga ata njerëz apo njerëz të tjerë që kanë bërë zhvatje janë edhe Kiki edhe Friki të cilët janë në krye të udhëheqjes së LSDM-së dhe gjithashtu kanë bërë zhvatje në…
Qeveria propozon plan kundër lajmeve të rreme dhe shpërndarjes së dezinformatave. Plani është hartuar mbi rekomandimet e Komisionit Evropian, Sektorit për komunikim në NATO, Departamentit të shtetit etj. Plani parashikon formimin e Grupit për luftë kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë. Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo nuk bëhet për t’i imponuar metodologjinë e punës mediave, por për të ruajtur interesin kombëtar dhe shtetëror. Kjo paraqet vetëm një pjesë të masave për mësim dhe ballafaqim me lajmet e rreme, dezinformatat dhe manipulimet mediatike me qëllim ruajtjen e interesit kombëtarë, shtetëror dhe të qytetarëve nga dëmet që mund t’i sjell…
E porosis kryeministrin Zaev që mos të më argëtojë me propozime komike ku duhet të paraqitem. Le ti tregojë ai njerëzve të tij të afërm që mund ti mësojë apo urdhërojë. Mua JO. Kampanjën kundër lajmeve të rreme kryeministri Zoran Zaev e hapi sot duke i u përgjigjur lajmit të rremë që vet e dëgjoi, e thënë nga një gazetarë i rremë, i cili është dekor i paluhatshëm në çdo pres-konferencë qeveritare. Gjë që është qesharake për vet qeverinë… Në mundet qeveria dhe gjithë ai aparat kundër luftës së lajmeve të rreme të drejtojë në cilin shkrim kam sulmuar Zoran…
Jo më shumë se 500 euro gjobë për personat juridik që shkelin Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa për drejtuesit e këtyre institucioneve vlera e kësaj gjobë nuk i kalon 200 euro. Në draftin përfundimtarë të ligjit për themelimin e Inspektorati të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë, i cili është harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje, gjobat kanë dallim drastik me ato të parashikuara në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të cilat lëvizin nga 4000 deri në 5000 euro. Drejtori i Agjencisë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Ylber Sela, thotë se nuk e parë ende tekstin e ligjit…

