Alsat 2019-07-24T16:14:47+02:00
Me procedurë të shkurtuar në Kuvend miratohen propozim ndryshimet në Ligjin për Shëndetësi. Me ndryshimet e reja, tentohet përmirësimi i kushteve të punonjësve në institucionet shtetërore dhe sidomos për specializantët. Ata tani, nëse do duan të largohen më herët nga puna në spitalet e shtetit, nuk do të duhet t’i kthejnë shtetit një të pestën e shumës që e kanë marrë për specializim por vetëm një të dytën. Po ashtu specializantët do të obligohen t’i shërbejnë shtetit, vetëm aq vite sa u ka zgjatur specializimi, përkatësisht 5 ose 6 vite, dhe jo si deri më tani 10 deri më 15 vite. Sipas ndryshimeve të reja të ligjit për shëndetësi, institucionet shëndetësore të cilat kanë mungesë të kuadrove, mund të angazhojnë për këshillime edhe mjekët e pensionuar.
Me propozim ndryshimet dhe plotësimet rregullohen edhe të drejtat dhe obligimet për mënyrën dhe procedurën e kryerjes së shërbimeve për specializim dhe konsultim në mes të institucioneve shëndetësore me kontratë të lidhur me akt juridik formal. Me këto ndryshme do të përfshihen disa aspekte, rregullimi i nevojës për rekomandimin e bashkëpunëtorit shëndetësor, hapësirën për punë si dhe lidhjen e marrëveshjes për të drejtat dhe obligimeve mes institucioneve shëndetësore për mënyrën e kryerjes së shërbimeve specialistike dhe konsultative. Me këtë propozim ligj fshihen dispozitat e ligjit në lidhje me dhënien e provimit për drejtor në institucionet shëndetësore”-theksoi Beti Rabaxhievska, LSDM.
Loading…



