Alsat 2019-07-24T16:25:03+02:00
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, me kërkesë të Interpolit nga një urdhër arrest i Serbisë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës të cilët shprehën besimin se kjo do të zgjidhet shumë shpejtë.
Sipas tyre, ata janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit dhe lidershipin shqiptar në këtë vend.
MPJ në Kosovë thotë se këtë çështje do të ngrenë edhe në BE pasi sipas tyre këto raste nuk duhet të përsëriten.
Degët e Dukagjinit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së reaguan pas arrestimit.
OVL e UÇK-së deklaron se janë të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin shqiptar.
“Ndalimi i luftëtarit të lirisë Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm. Ky precedent i krijuar edhe më herët në shtetet tjera, më së paku është dashur të ndodhë në një nga shtetet që aspiron drejt integrimeve euroatlantike. Jemi të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin tonë”, thuhet në deklaratën.
Degët e Dukagjinit të OVL UÇK-së kërkojnë menjëherë lirimin e Tomorit, duke apeluar që të mos përsëriten më akte të tilla.
“Ne i respektojmë institucionet e Maqedonisë Veriore dhe të arriturat e tyre në rrugën euroatlantike, si dhe bashkëpunimin e saj me Republikën e Kosovës, por vendimet e Millosheviqit nuk duhet të zbatohen nga një shtet i civilizuar”, përfundon deklarata.
Loading…

