Alsat 2019-07-24T16:02:44+02:00
Privilegjin për të denoncuar drejtpërdrejt te kryeministri Zoran Zaev, deri tani e kishte vetëm biznesmeni i dyshuar për pastrim parash – Orce Kamçev. Zaevi sot nga foltorja e Qeverisë porositi se të gjithë ata që kanë qenë në shënjestër të shantazhimit nga Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, atë ta denoncojnë në prokurori, meqë kryeministri nuk është as hetues, as prokuror. Por, qëndrimi i këtillë i Zaevit është kontradiktor meqë Kamçevi personalisht i ka kallëzuar se Boki 13 i bën shantazh. Ndonëse gazetari Branko Gerovski kërkoi takim me Zaevin për ta informuar për skemën e biznesit të rastit “Reket” për të cilën shkruante, kryeministri e porositi se është në adresë të gabuar.
Ka organe hetuese, duhet të shkojë atje dhe të denoncojë. Të gjitha dëshmitë, të gjitha argumentet e një zhanri siç e bëri, është e udhës që të shkojë dhe të denoncojë për shkak se prezumimi i pafajësisë ekziston për secilin, është e udhës që të shkojë atje dhe të denoncojë. Pse te Zaevi, unë nuk jam hetues. Unë pi kafe me secilin, rri me secilin, nuk kam problem, por për këtë temë nuk ka se çfarë të bisedoj me mua“-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Në Lidhjen e Odave Ekonomike, nga ana tjetër, ka mbërritur një ankesë e re nga një biznesmen se ka qenë i shantazhuar nga ortakët e reketit, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Bëhet fjalë për kompani të madhe të cilën nuk ia shpalosin emrin. Deri tani, ankesë se ka qenë shënjestër e zhvatjes, ka denoncuar edhe biznesmeni Zoran Azmanov.
Ka raste që janë denoncuar. Ne nuk jemi një organ hetues, as që jemi dikush që duhet të ndjekë e ti përpunojë, por jemi njerëz që mbrojmë anëtarët tanë. Ka më shumë se një rast që janë denoncuar, a është për këtë apo një situatë tjetër dhe do të bëjmë çmos që është brenda kompetencave tona, për të mbrojtur anëtarët dhe të përpiqemi kjo mos të përsëritet, sepse është në interes të të gjithëve”-pohoi Danela Arsovska, kryetare e LOE.
Deri tani, në Odën e Maqedonisë Veri-Perëndimore nuk ka pasur denoncime nga kompanitë se kanë qenë cak i Boki 13.
Në rastin “Reketi”, tani për tani të dyshuar janë Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Sipas zyrës së prokurorit për krim të organizuar, biznesmenit Orce Kamçev i kanë zhvatur 1.5 milionë euro. I kanë premtuar se do të ndikojnë te Katica Janeva dhe do ta ndalojnë hetimin e pastrimit tw parave në rastin “Perandoria”. Prokuroria tha se kanë audio dhe video dëshmi ku dëgjohet Boki 13 në interfon, derisa zhvaten shuma milionëshe, si dhe dëgjohet një zë i prokurorit nga PSP-ja. Prokurorja speciale, Katica Janeva, dje pas shtatë ditë heshtjeje, tha se ajo nuk ishte pjesë e “Zhvatjes”, por edhe se e ka ditur se Boki 13 e ka abuzuar emrin dhe mbiemrin e saj.
Bojan Stojanovski
Loading…



