Alsat 2019-07-24T16:10:04+02:00
Kryeministri Zoran Zaev nuk e ka idenë se si do të sigurojë shumicë prej 2/3 për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Zaev thotë se detajet në propozim do të harmonizohen mes subjekteve politike gjatë procedurës Parlamentare.
Nuk mund ta di për këtë. Dhashtë Zoti menjëherë të sigurohen 2/3-tat”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
VMRO-DPMNE-ja vlerësimin e parë ndaj propozimit të Qeverisë e ka se, sipas tyre, Qeveria me këtë propozim dëshiron të amnistohet nga krimet e saja. Ditëve në vijim, grupi i ekspertëve në partinë opozitare do të dalin me vërejtjet dhe rekomandimet ndaj propozimit të pushtetit.
Ky ligj të cilin e sjell Zoran Zaev besojmë se nuk ka qëllim të sinqertë por tenton që në një far mënyre të amnistohet si Qeveri. Të presim edhe disa ditë sa të përfundojnë analiza e propozimit dhe do të dalim me qëndrime përfundimtare”-pohoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Opozita propozimin e Qeverisë e kritikoi që në ditën kur u propozua, duke kundërshtuar udhëheqjen e Villma Ruskovskas me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Në mungesë të dialogut, partia e Hristijan Mickoskit paralajmëroi propozimin e tyre për Prokurorinë Publike të cilin aktualisht është duke e shqyrtuar dhe para dorëzimit në Kuvend do ta dërgojë në përfaqësi diplomatike për shqyrtim. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ditë më parë deklaroi se në rast se propozimi i Qeverisë arrin deri të mërkurën, seanca për leximin e parë do të mundë të thirrët më 29 korrik. Sipas Xhaferi, seanca për miratimin e ligjit varet nga konsensusi politik.
Adrian Kerimi
Loading…



