Doktoratura në Shkencat Politike nuk i hyri në punë profesorit Avdi Smajlaj. Ai së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij është detyruar që ta lë Kosovën, pasi që nuk mund t’i siguronte kushte optimale për jetesë.Në një reagim në profilin e tij, ai pas mbërritjes në Gjermani, ka shprehur mërzinë e tij për faktin që është detyruar ta braktis Kosovën. Smajlaj thotë se fjala e urtë ‘guri peshon më rëndë në vendin e vet’, nuk qëndron, pasi në Gjermani thotë se po ndjehet sikur peshon 300 kilogram, shkruan Gazeta Express. “I rëndë qenka kurbeti! Sot ndjehem sikur peshoj…
Author: almakos
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot ka qenë në vizitë ngushëlluese në familjen Foniqi në Zajm të Klinës për ndarjen nga jeta të Gani Foniqit.Gani Foniqi është njëri ndër themeluesit e degës së AAK’së në qytetin e Klinës. “Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare Foniqi në Zajm të Klinës, për ndarjen nga jeta të mikut tonë, ekonomistit dhe veprimtarit të devotshëm Ganiut, ndër themeluesit e degës së AAK-së në Klinë dhe anëtar i kryesisë së saj. I përjetshëm kujtimi i tij”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Bahtiri nuk e ka tradhtuar AKR’në por se ka tradhtuar krerët matrapazë të asaj partie. Ai ndër tjera tha se në politikë, të tradhtosh tradhtinë është vlerë dhe emancipim.“Ata që vinë nga AKR-ja në VETËVENDOSJE! nuk tradhtojnë elektoratin por krerët matrapazë të AKR-së. Në matematikë, shumëzimi i një numri negativ me një numër tjetër negativ jep një numër pozitiv. Në politikë, të tradhtosh tradhtinë është vlerë dhe emancipim!” shkroi Abazi. Ndër tjera kryetari i degës së Vetëvendosjes në Tiranë, shkroi…
Alsat 2019-08-25T15:58:28+02:00 Nuk ka zyrtarë të LSDM-së të përfshirë në rastin “Reket” ndërsa organet gjyqësore mund të verifikojnë çdo gjë për cilindo anëtar të partisë- është shprehur Goran Sugarevski në pyetjen e gazetarëve për publikimin e një pjese të prononcimit të Orce Kamçev në prokurori. Luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, për persona në Qeveri, e udhëhequr nga LSDM, për kryesinë apo cilindo. Por, kjo duhet të bëhet me rregull, me procedura që vlejnë njëjtë për të gjithë. Kështu që, absolutisht…do ta përsëris atë që u tha, nuk ka hapësirë për cilindo…
Alsat 2019-08-25T15:50:11+02:00 Gjykata Penale e Shkupit do të kontrollojë nëse procesverbali nga dëshmia e biznesmenit Orce Kamçev për rastin “Reket”, faqja e parë e së cilës u publikua në media erdhi fare nga ky institucion. Kështu thotë kryetari i Gjykatës themelore të Shkupit, Ivan Xholev. “Gjykata nesër do të bëjë kontrolle të brendshme dhe vetëm do të përcaktojmë nëse në lëndën gjyqësore e kemi pasur ose jo procesverbalin kontestues”, tha Ivan Xholev – Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1. Xholev, megjithatë, nuk donte të hyjë në komente për hetimin se nga doli dokumenti, pasi beson se ishin aktivitete të prokurorisë.…
Astronautët e NASA-s mund të llogarisin në një maksimum të një kategorie të oficerëve federalë GS-15, e cila është e barabartë në ushtri me gradën e kolonelit ose kapitenit të marinës.Paga vjetore është rreth 155,000 dollarë, thotë ish-astronauti i NASA-s Scott Kelly. Ai shpjegon se pas anëtarësimit në NASA, ushtarët mbeten në shërbim ushtarak, dhe kjo është arsyeja pse marrin të njëjtën pagë si ata në ushtri. Në fakt, një astronaut-ushtar merr një pagë pak më të lartë se sa homologët e tij civilë, pasi për një pjesë të të ardhurave të tyre nuk ka tatim. Përveç kësaj, astronautët kanë…
Alsat 2019-08-25T15:45:35+02:00 Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, shumë shkolla përballen me probleme. Në Tetovë shkolla e mesme e mjekësisë dhe shkolla fillore Skënderbeu në Xhepçishtë vuajnë mungesën e investimit dhe çdo ditë e më shumë ruinohen. Sipas përgjegjësit për Arsim në komunën e Tetovës Ahmed Qazimi investimi është i pamundur për shkak të mungesës së dokumentacionit. Objektet ku janë ndërtuar, asokohe, menaxhimi i arsimit ka qeni pushtetit qendror dhe komplet procedura e ndërtimit të mjekësisë është realizuar nga ana e ministrisë për Arsim dhe Shkencës, dhe ne nuk e posedojmë dokumentacionin komplet, për atë shkak nuk mund…
Alsat 2019-08-25T15:40:41+02:00 Meqenëse për renovimin e Teatrit Shqiptar janë shteruar mundësitë e aneks-marrëveshjeve të reja, nga drejtoria e këtij institucioni deri tek Ministria e Kulturës kanë kërkuar 110 milion denarë shtesë për rrumbullakësimin e projektit të godinës, që ka filluar në vitin 2014. Sipas Ligjit për furnizime publike, me aneks marrëveshje nuk guxon të kalohet më shumë se 30% të kostos së projektit fillestar. Deri më tani Teatri Shqiptar ka shfrytëzuar 29% andaj nga paratë e kërkuara 50 milion denarë janë dhënë vjet, ndërsa 60 milionët denarët e miratuara sivjet nga drejtoria thonë se janë destinuar për pajisje për teatrin…
Alsat 2019-08-25T15:35:52+02:00 Pas mbylljes së bisedimeve të grupeve të punës për ligjin për prokurorinë publike, partitë pritet të përqëndrohen në ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe ndërhyrje eventuale në modelin zgjedhor ose Kodin Zgjedhor. Deri tani, grupet e punës kanë pasur vetëm një takim sa i takon regjistrimit dhe asnjë sa i takon Kodit Zgjedhor. Nga partia më e madhe në pushtet janë optimistë se negociatat politike do të vazhdojnë. Pritshmëritë janë, ashtu siç kemi njoftuar, që të ketë kontinuitet në bisedimet edhe për ligjin për Regjistrim, gjithsesi edhe për Kodin Zgjedhor. Nëse ka detaje, mediat do të njoftohen në…
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, gati 900 mijë azilkërkues në BE janë duke pritur që kërkesat e tyre të shqyrtohen nga shtetet përkatëse.Gra, burra dhe fëmijë të pashoqëruar janë duke jetuar qe disa vjet në paqartësi në shtetet e BE-së. Shifra e aplikacioneve për mbrojtje ndërkombëtare ka mbetur pothuajse e pandryshuar prej dy vjetësh, kur 1.1 milionë imigrantë ishin bllokuar në Evropë. “Jetesa në harresë tash është bërë normë për imigrantët që po kërkojnë mbrojtje”, tha Karl Klopp, kryetar i organizatës gjermane “Pro Asyl”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të imigrantëve. “Harresa nënkupton jetën në kampet e…
Alsat 2019-08-25T15:31:11+02:00 Aeroporti i Prishtinës tejkaloi atë të Shkupit për numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve në shtatë muajt e parë të këtij viti. Në aeroportin në kryeqytetit të Kosovës, kanë udhëtuar 38 mijë pasagjerë më shumë sesa tek ne. Driton Hyseni, menaxheri i planifikimit të fluturimeve nga Prishtina, tha se ky është një moment kur autoritetet lokale duhet të ndihmojnë sektorin e aviacionit kosovar, pasi shifra u tejkaluan pavarësisht se nuk kishte asnjë subvencion shtetëror për dallim nga aeroporti i Shkupit. Në periudhën mes janarit dhe korrikut të vitit 2019, e kemi kaluar aeroportin e Shkupit për 38 mijë udhëtarë…
Alsat 2019-08-25T15:26:10+02:00 Një pjesë e madhe e plazheve në Ohër dhe Strugë këtë verë kanë mbetur pa shpëtues. Edhe pse numri i shpëtuesve të trajnuar është i mjaftueshëm që të përmbushin nevojat e bregut, edhe ky sezon turistik po përfundon me problemet e vjetra. Krahasuar me vitin e kaluar, 10 deri 15% kemi numër më të vogël të plazheve të sigurta, këto plazhe kanë angazhuar shpëtues dhe janë sipas standardeve që i kërkon Rregullorja. Ekipet tona janë në terren, kemi mbi 40 shpëtues kurse 22 plazhe janë të sigurta për not, sport dhe rekreacion -tha Sasho Toçkov- Kryqi i Kuq,…

