Alsat 2019-08-25T15:31:11+02:00
Aeroporti i Prishtinës tejkaloi atë të Shkupit për numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve në shtatë muajt e parë të këtij viti. Në aeroportin në kryeqytetit të Kosovës, kanë udhëtuar 38 mijë pasagjerë më shumë sesa tek ne. Driton Hyseni, menaxheri i planifikimit të fluturimeve nga Prishtina, tha se ky është një moment kur autoritetet lokale duhet të ndihmojnë sektorin e aviacionit kosovar, pasi shifra u tejkaluan pavarësisht se nuk kishte asnjë subvencion shtetëror për dallim nga aeroporti i Shkupit.
Në periudhën mes janarit dhe korrikut të vitit 2019, e kemi kaluar aeroportin e Shkupit për 38 mijë udhëtarë shtesë. Nga 18 gushti, kemi 83 fluturime me rreth 11 mijë udhëtarë. Edhe krahas subvencioneve të mëdha, Qeveria e Maqedonisë ofron kompani të ndryshme ajrore ndërsa kanë edhe sektor turistik, Kosova, më saktë aeroporti i Prishtinës, ka kaluar aeroportin e Shkupit për 3%. Ka ardhur koha që të sigurojmë mbështetje më të madhe për transportuesit ajror dhe industrinë turistike të Kosovës, që do t’u mundësojë bashkëqytetarëve tanë të udhëtojnë më mirë dhe më lehtë – theksoi Driton Hiseni- menaxher i aeroportit në Prishtinë.
Sipas të dhënave të fundit të aeroportit ndërkombëtare Shkup në gjysmën e parë të këtij viti kanë udhëtuar 1.300.790 udhëtarë. Aeroporti i Shkupit është i lidhur me 42 drejtime në mbarë botën, prej të cilave 33 janë me buxhet të ulët, që udhëhiqen nga 12 kompani ajrore.
Andrea Çobanova
Loading…



