Çështja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kundërshtuar fuqishëm dhe në mënyrë të vazhdueshme nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.Madje kundërshtimi i saj është edhe një prej arsyeve se pse ka dështuar plani i Vuçiqit dhe Thaçit për shkëmbim të territoreve, ku përflitej se Kosova do të jepte tri komunat veriore në këmbim të marrjes së Luginës së Preshevës. Megjithatë një pazar të tillë me territore e ka stopuar Gjermania e Merkelit, e cila po i kërkon vazhdimisht Serbisë që të rikthehet në dialog dhe që të harrojë pazaret me territore dhe marrjen e veriut të Kosovës. Ndërkohë…
Author: almakos
Alsat 2019-08-25T12:32:01+02:00 SPB e Ohrit ka ngritur kallëzim penal kundër A.SH (38) nga fshati Asamati i Resnjës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të vazhdueshme penale “falsifikim të dokumentit”. I paraqituri në periudhën prej 17.06.2000 deri 2002 është pajisur me diplomë të rreme për provim të kaluar në shkollën e mesme “Zdravko Çoçkovski” në Dibër, shkalla e IV-të e arsimit të përgjithshëm të gjimnazit ku janë servuar të dhëna të rrejshme për numër të librit kryesor, vulë të diplomës, nënshkrim i rremë nga drejtori dhe të dhëna të rrejshme për lëndët e kaluara dhe arritje të suksesit.“Po ashtu…
Një punëtor është mbuluar nga dheu për së gjalli pas shembjes së murit të një miniere në pjesën veriore të Australisë.Autoritetet e kanë nisur një operacion të madh për ta gjetur burrin 59 vjeçar nga qyteti Darwin në minierën “Bootu Creek”. Policia australiane tha se punëtorët e kësaj miniere janë duke u koordinuar me ekipet e shpëtimit për operacionin e kërkimit me ndihmën e zyrtarëve policorë. Pronare e minierës është kompania “OM Holdings” me bazë në Singapor. Eksportet e para të mineraleve kjo kompani i kishte nisur në vitin 2006. Kjo kompani ishte dënuar me 150 mijë dollarë australianë në…
Alsat 2019-08-25T11:56:48+02:00 Drejtori që ishte para jush dha dorëheqje nga posti pasi që ka pasur një rrahje mes ish ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski me të burgosur tjerë? “Zotëri Kotevski që ishte drejtor para meje, në mënyrë korrekte e ka kryer punën e tij. Mendoj se ajo është një përzierje e rrethanave, të mos them kurdisje klasike, që një pjesë e atyre që kanë marrë pjesë në rrahje të dalin jashtë”, thotë drejtori. Loading…
Një gjykatë iraniane e ka dënuar me 23 vjet e 9 muaj burgim shkrimtarin dhe satiristin Kioomars Marzban. Ai u shpall fajtor për disa akuza, përshfirë akuzën për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.Avokati i tij, Mohammad Hossein Aghasi, tha se shkrimtari u shpall fajtor për akuzat për bashkëpunim me një vend armik, përhapje të propagandës kundër sistemit shtetëror dhe fyerje ndaj figurave të respektuara dhe zyrtarëve të shtetit. Aghasi tha se do të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi, duke thënë se klienti i tij nuk ka bërë asgjë tjetër, përpos që ka shkruar materiale humoristike dhe i ka publikuar ato…
Ambasadorja e Kinës në Beograd, Chen Bo, thotë se qëndrimi i shtetit të saj për Kosovën ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm që nga fillimi.Bo ka thënë se Kina e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, raporton agjencia e lajmeve ‘Beta’, transmeton Gazeta Express. Teksa ka folur për zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorja kineze ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodhur brenda kornizës së Rezolutës 1244. “Ne besojmë se ajo mund të arrihet brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe rezolutave tjera të rëndësishme”, ka thënë Bo. Sipas diplomates…
Alsat 2019-08-25T11:23:11+02:00 Drejtori i Burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në një intervistë për Radio Europën e Lirë, ka deklaruar se në burg ekziston një grup i vogël i korruptuar të cilët punojnë dhe arrijnë të “fusin” brenda edhe celular. Siç thotë Rahiq, kryhen kontrolle të rregullta, u’a marrin celularët dhe i sanksionojnë të burgosurit por gjithsesi, kjo dukuri nuk mund të ndalohet. “Një celular i thjeshtë që kushton 2000-3000 denarë, në burg mund të shitet deri më 200 euro, varësisht kush e blenë dhe sa ka nevojë për të. Vetëm javën e kaluar janë konfiskuar rreth 15 celularë”, tha Rahiq.…
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin ndaj autobusit me pasagjerë që po udhëtonte nga Kosova përgjatë Serbisë për në Bashkimin Evropian.Pacolli thotë se Serbia vazhdimisht ka dështuar që të sigurojë rrugëtim të sigurt dhe liri të lëvizjes për udhëtarët shqiptarë të Kosovës, raporton Gazeta Express. Ai ka kërkuar që të bëhen hetime lidhur me rastin. “ E dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të sigurojë udhëtarët dhe lirinë e lëvizjes për ta. Ne kërkojmë hetime dhe siguri për qytetarët…
Alsat 2019-08-25T11:07:35+02:00 Drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ka deklaruar se prokurorja speciale Katica Janeva është në një repart të posaçëm, kjo për shkak aspektit të sigurisë dhe çështjes shëndetësore. Rahiq në intervistë ka theksuar se Prokurorja Speciale, Katica Janeva është në pjesën e posaçme në Shutkë, për shkak se bëhet fjalë për Prokuror Special Publik, që t’i bëhet vlerësim shëndetësore dhe për aspektin e sigurisë. “Ne kemi tre reparte dhe fatkeqësisht pas një kohe të gjatë, për herë të parë në historinë e paraburgimit dhe të burgut na ndodhë të…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është njeriu i duhur për ta realizuar procesin e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Dy liderët u takuan në kuadër të samitit të G7-ës në Francë.I pyetur se cila është këshilla e tij për Brexit-in, presidenti amerikan tha: “Ai nuk ka nevojë për këshilla, ai është njeriu i duhur për këtë punë”, tha ai. Trump gjithashtu foli për mundësinë e arritjes së marrëveshjes tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, për të cilën tha se do…
Zyrtarët federalë të Shteteve të Bashkuara i kanë konfiskuar më shumë se 52 mijë pjesë të armëve të zjarrit, të cilat kishin arritur në territorin e këtij shteti në mënyrë ilegale nga Kina.Këto pjesë kishin arritur përmes tri dërgesave dhe kanë një vlerë të përgjithshme prej 378 mijë dollarësh. Lajmin e bëri të ditur Agjencia për Dogana dhe Mbrojtje Kufitare përmes një deklaratë për shtyp. Pjesët e armëve kishin ardhur në Shtetet e Bashkuara për një periudhë prej tre muajsh dhe ishin të destinuara për një dyqan për shitjen e armëve, tha zëdhënësi i kësaj agjencie, Jaime Ruiz. Shtetet e…
Edicioni i 38-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ka nisur punimet ditë më parë. Edhe këtë vit seminari ka mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme.Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, thotë se interesimi i studentëve për të mësuar gjuhën shqipe është i madh. Ai thotë se një numër i konsiderueshëm studiuesish po marrin pjesë në sesionet dhe tryezat shkencore. “Kemi pasur një numër të konsiderueshëm të seminaristëve. Kanë ardhur aty rreth 90 seminaristë nga vendet e ndryshme të botës. Kemi seminaristë nga Rusia,Turqia, Gjermania, Egjipti, Kroacia dhe Serbia. Në përgjithësi vazhdojmë me pas interesim…

