Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin ndaj autobusit me pasagjerë që po udhëtonte nga Kosova përgjatë Serbisë për në Bashkimin Evropian.
Pacolli thotë se Serbia vazhdimisht ka dështuar që të sigurojë rrugëtim të sigurt dhe liri të lëvizjes për udhëtarët shqiptarë të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Ai ka kërkuar që të bëhen hetime lidhur me rastin.
“ E dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të sigurojë udhëtarët dhe lirinë e lëvizjes për ta. Ne kërkojmë hetime dhe siguri për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në twiter.
Sulmi ndaj autobusit me udhëtarë nga Kosova ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës./GazetaExpress/
I condemn in the strongest terms the attack on the bus full of passengers traveling from #Kosovo through #Serbia to the #EU. Serbia is continously failing to ensure safety to our travelers & freedom of movement. We urge investigations and assurances on the safety of our citizens.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) August 25, 2019



