Alsat 2019-08-25T10:19:01+02:00 Më 29 dhe 30 gusht në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup është afati i parë për regjistrimin në vitin e parë për vitin akademik 2019/2020. Sipas Konkursit të lira janë gjithsej 10 665 vende. Prej tyre, në kuotë për studentë të rregullt janë 5387 vende, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studentëve 4248 vende dhe për studentë me korrespondencë të lira janë 1030 vende. Si edhe vitin e kaluar, kompensimi që e paguajnë studentët e rregull është 200 eruo, ndërsa para ata që do të regjistrohen në kuotën për bashkëfinancim ose me korrespondencë do të…
Author: almakos
Të shtunën mbrëma një autobus me udhëtarë nga Kosova i cili po udhëtonte nëpër Serbi për në Frankfurt, është sulmuar me gurë. Menaxheri i kompanisë së cilës iu sulmua autobusi ka thënë për Gazetën Express se nuk ka pasur të lënduar“Autobusi ka arrit në cakun për gjysmë orë. S’ka asnjë të lënduar. Ka vazhduar procedurat tjera. Gjithçka në rregull. E kanë kryer punën e tyre autoritet serbe”, ka thënë për Express Ibrahim Veselaj, menaxher në kompaninë “Shpejtimi” Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi. Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht…
Disa minuta pas mbarimit të dasmës, një çift i sapomartuar nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara e ka humbur jetën në një aksident me veturë pasi po largoheshin nga vendi ku e zyrtarizuan martesën.Harley Morgan, 19 vjeç, dhe Rhiannon Boudreaux, 20 vjeçe, vdiqën në aksidentin që ndodhi në qytetin Orange, 20 milje në lindje të qytetit Beaumont të Teksasit. Ata dolën me veturë nga parkingu dhe ishin duke hyrë në autostradën “Highway 87” kur vetura e tyre u përplas me një veturë më të madhe që ishte duke e tërhequr një traktor. Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Policisë…
Të burgosurve në burgjet e Kosovës së shpejti do t’u lejohet të bëjnë punë edhe jashtë ambientit të burgjeve. Kjo do të bëhet e mundur përmes një udhëzimi administrativ që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme nga Ministria e Drejtësisë.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi, në një intervistë për Ekonomia Online njoftoi se javën e ardhshme me anë të një udhëzimi administrativ disa të burgosur do të kenë mundësinë të dalin nga burgu në ora 8-të e mëngjesit për të punuar në kompani private dhe në mbrëmje të kthehen prapë ta bëjnë gjumin në burg.…
Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që vinte nga Kosova është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit.Një nga dëshmitarët me inicialet A.S ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët, “Mbrëmë rreth orës 02:00, pas mesnate është sulmuar me gur autobusi i kompanisë Shpejtimi me tabela shqiptare afër Krushevcit. Pas sulmit me gurë, të gjithë gra e fëmijë filluan duke qarë, u frikësuan.”, u shprehë ai duke treguar se nuk është lënduar askush pasi është hedhur një guri në xhamin tek shoferi. Tutje, dëshmitari tregoi për ardhjen dhe sjelljen e Policisë së Serbisë në vendin e ngjarjes. “Pas 30 minutave…
Alsat 2019-08-25T08:50:48+02:00 Sot shënohet 21 vjetori i rënies së komandantit të UÇK-së Ismet Jashari i njohur si Komandant Kumanova. Ismet Jashari ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë pas Epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai bashkë me Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin dhe të tjerë,…
Disa zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane e kanë akuzuar presidentin francez dhe organizatorin e samitit të G7-ës, Emmanuel Macron, për përpjekje për ta turpëruar homologun e tij amerikan përmes diskutimit të temave që i konvenojnë atij, siç është ngrohja globale.Plani i Macronit për t’i mbuluar përçarjet mes liderëve të G7-ës në Biarritz këtë fundjavë si duket nuk ndikoi që ta shuajë pakënaqësinë e ndihmësve të Trumpit, të cilët filluan deklaratat kundër presidentit francez disa orë pas arritjes së presidentit amerikan në Francë. Zyrtarët amerikanë janë ankuar se samiti është zhvendosur nga temat thelbësore, siç janë ekonomia botërore dhe tregtia,…
Forcat policore të Hong Kongut kanë hedhur gaz lotsjellës dhe i kanë rrahur disa protestues pasi këta të fundit u përleshën me trupat e sigurisë. Kjo përplasje ndodhi pas një proteste paqësore të pasdites dhe ndarjes së protestuesve në disa grupe.Dhjetëra mijëra protestues morën pjesë në protestën që shënoi fundjavën e dymbëdhjetë të kryengritjeve. Marshi paqësor, i cili ishte i ndaluar nga policia, u shndërrua në përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve gjatë pasdites pasi protestuesit bllokuan rrugët pranë një stacioni policor. Rreth orës 4 e 40 të pasdites së të shtunës sipas kohës lokale, policia filloi t’i godiste…
Një pacient ka humbur jetën pasi u prek nga një sëmundje e rëndë në sistemin e frymëmarrjes si pasojë e përdorimit të cigares elektronike, e para vdekje e tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kjo vjen ndërsa ekspertët po jetojnë për një sëmundje misterioze në mushkëri, SHBA, që lidhet me përdorimin e këtyre cigareve. Qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve tha se kishte 193 raste të mundshme në 22 shtete amerikane. Në shumë prej tyre bëhet fjalë për thithjen e THC, përbërësin kryesor aktiv tek kanabisi. Rastet janë raportuar përgjatë dy muajve, mes 28 qershorit dhe 20 gushtit. Personi…
Sot bëhen 21 vite nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova.Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit…
Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i parë i haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen obligimin fetar, haxhin.Në pritje të haxhive kishin dalë një numër i madh i familjarëve të tyre. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim. Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 1080 persona. Arritja e haxhive në Kosovë 2019
Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu. Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme, shkruan lajmi.net. Sipas IHMK-së, minimalja do të jetë 12 gradë celsius kurse maksimalja do të arrijë në 33 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. “Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike,…

