Author: almakos

Alsat 2019-08-25T15:21:40+02:00 Të gjithë të dyshuarit në rastin “Reket” që ndodhen në paraburgim Katica Janeva, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski janë në reparte të posaçme dhe nuk kanë kontakte mes vete. Drejtuesi i burgut të Shutkës Esat Rahiq thotë se prokurorja speciale Katica Janeva është në repart të posaçëm dhe e vetmuar në qeli. Rahiç në një intervistë për Evropën e Lirë thotë se nuk kanë lejuar që prokuroren Janeva ta lënë në qeli bashkë me gratë tjera të cilat dyshohen për vrasje. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për person i cili ka qenë prokuror special, me interes…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-25T15:10:09+02:00 “Lakmia e prish njeriun” tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke komentuar skandalin “Reket” që e çoi në paraburgim Prokuroren Speciale në largim Katica Janeva. Megjithatë lideri i integristëve nuk mendon se prapa këtij skandali qëndron ndokush që e ka planifikuar rastin. “Populli ynë e ka një shprehje, një filozofi të jashtëzakonshme, lakmia e prish çdokë. Unë mendoj se këtu është punë lakmie dhe këtu sipas vlerësimeve të mia nuk ka të bëjë me ndonjë skenar, sepse për të hyrë në këto skema, se ka skenar këtu e s’ka aty, kjo do të thotë se duhet të largohemi…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje e ka dënuar ashpër sulmin e serbëve ndaj autobusit me udhëtarë nga Kosova që po kalonte përmes Serbisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.Në një reagim të partisë së Kurtit thuhet se një gjë e tillë është akt burracakërie i shovinistëve serbë të cilët nxiten nga kisha, shkollat dhe mediat serbe. Sipas VV’së një politikë e tillë ka shkaktuar spastrime, vrasje e dhunime në të kaluarën dhe mund të ndodh e njëjta nëse nuk ndryshohet. Reagimi i plotë: Edhe një akt barbarie anti-shqiptare në Serbi. Burracakëria shoviniste kësaj radhe u shfaq në sulmin me gurë e mjete të forta…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka përkujtuar sot në Kleçkë atdhetarin dhe trimin Ismet Jasahri-Kumanova.Ai ka theksuar se sukseset e Brigadës 121 janë arritur për faktin se kishte rregull dhe gatishmëri për sakrificë. Vet rënia e Kumanovës tregon se sa ka qenë e përkushtuar Brigada 121 shkruan Limaj në statusin e tij në Facebook . Më poshtë keni postimin e tij të plotë : U mblodhëm sot sërish në Kleçkë për ta kujtuar atdhetarin dhe trimin Ismet Jashari-Kumanova, bashkë me shumë të tjerë që ja falën jetën lirisë së shenjtë dhe historisë sonë i dhanë madhështi e lavdi. Ne…

Lexo më Shumë

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani, ka nisur të cilësohet si politikania gjermane Angela Merkel. Partia e Isa Mustafës do të vendos nesër se kush do të jetë kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e kësaj vjeshte.Express Gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë, Vjosa Osmani, ka nisur të portretohet edhe si politikane e fuqishme. Po krahasohet me gjermanen, Angela Merkel, e cila është në pushtet qe tri mandate në Gjermani. Këto cilësime po i bëhen Osmanit në prag të vendimit të LDK’së, e cila do të caktojë mandatarin për Shef të Qeverisë së ardhshme. LDK kishte paralajmëruar se të…

Lexo më Shumë

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për angazhim ndërkombëtar në luftën kundër mijëra zjarreve në rajonin malor të Amazonës në Brazil, duke thënë se kjo hapësirë është jetike për shëndetin e planetit tonë.“Të gjithë jemi të brengosur për zjarret e shumta që janë përhapur në Amazonë. Të lutemi që me angazhimin e të gjithëve t’i fikim ato së shpejti. Ajo mushkëri malesh është jetike për planetin tonë”, tha Papa para mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë fjalimit të tij javor. Gjashtë rajone administrative të Brazilit kanë kërkuar ndihmë ushtarake për t’i luftuar zjarret që kanë përfshirë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-25T14:09:54+02:00 “Mbesim të përkushtuar në përpjekjet e Deklaratës që e aprovuam për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, komunikimi në parti është i shkëlqyer midis të gjithë funksionarëve, organet gjyqësore mund t’i përdorin të gjitha mjetet për cilindo qoftë funksionar të LSDM-së”, deklaroi Goran Sugarevski nga LSDM duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me publikimin e dokumentit nga hetimi për rastin “Reket” në një pjesë të portaleve, pas çfarë kryeministri Zoran Zaev, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska dhe deputetja Frosina Remenski paralajmëruan padi për disa media. “Sipas njohurive tona nuk ka funksionarë të përzier të LSDM-së në…

Lexo më Shumë

Ish zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ai është quajtur gay gjatë viteve 1970 për shkak se kishte kërkuar të drejta për gratë.Kandidati i mundshëm për president të SHBA’ve nga demokratët, Biden, tha se gjatë tërë jetës ka punuar për të drejta të grave edhe në kohën kur burrat paragjykoheshin nëse e bënin një gjë të tillë, transmeton Gazeta Express. Ai gjithashtu shtoi se “e tërë gjenerata ime ishte mbushur me energji. Ne më në fund e përfunduam Ligjin për të Drejtën e Votës. Më në fund e bëmë edhe Ligjin për të Drejta…

Lexo më Shumë

Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës pasi dhjetëra mijëra protestues i mbushën rrugët e këtij rajoni në një të diel me shi. Protesta e sotme u mbajt në zonën ku protestuesit ishin sulmuar nga disa persona të maskuar para dy javësh.Protesta e shpallur e ndaluar nga policia erdhi një ditë pas përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, gjatë të cilave u arrestuan 29 njerëz, përfshirë edhe organizatorin e marshit paqësor. Pas gati tre muajsh të protestave të vazhdueshme, protestuesit thanë se janë më të vendosur se kurrë më parë në luftën për të drejtat e tyre politike.…

Lexo më Shumë

Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet një i ri nga Kosova me qëndrim në Gjermani, teksa tregon për punën e vështirë të cilën e bën ai në këtë shtet.Ai me një video tregon pamjet e një objekti i cili është në ndërtim e sipër. Ai tregon për punën e vështirë që bëjnë shqiptarët atje, e që sipas tij, kur të vijnë në Kosovë shqiptarët prezantojnë jetë tjetër. Për më shumë shikojeni videon më poshtë:

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.Siç njofton policia në raportin 24 orësh,  dy persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit. “Janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuterike, një printer dhe 69.70 euro para të gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. Ndërsa në rrugën “Nuhi Gashi” janë arrestuar dy të dyshuar pasi dyshohet se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit. Në lokalin që ata operonin janë konfiskuar katër shtëpiza…

Lexo më Shumë