Ka vdekur zyrtari policor që ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht.Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Me daten 20.08.2019 rreth ores 13:30, kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Rimanishte te Prishtines. Ne kete aksident viktima mashkull A.A 51 vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku sot rreth ores 18:00 jemi njoftuar se viktima ka nderruar jete. Trupi i viktimes eshte derguar per oduksion ne…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Jashtme në largim, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të reagojë për sulmin mbi autobusin me udhëtarë kosovarë që po udhëtonte në Serbi.Pacolli dëshiron nga Bashkimi Europian që të kërkojë nga Serbia të ndalë sulmet dhe të orfojë siguri për qytetarët. “Unë i dënoj ashpër sulmin mbi autobusin e mbushur me udhëtarë që udhëtonte nga Kosova nëpërmes Serbisë në BE. Serbia vazhdimisht po dështon që të ofrojë sigurinë për udhëtarët tonë dhe lirinë e lëvizjes. Ne kërkojmë që të fillojnë hetimet dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tonë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e…
Një 55 vjeçar është mbytur sot në Liqenin e Batllavës.Personi në fjalë ishte duke u freskuar në këtë vend në një kohë kur temperaturat janë shumë të larta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 55 vjeçari vinte nga Komuna e Kastriotit, ish-Obiliqit. /Gazeta Express/
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së fundi ka lënë partinë e tij AKR dhe ka aderruar në Lëvizjen Vetëvendosje.Kjo lëvizje e tij ka marrë kritika të shumta, e njëri ndër këta kritikë ka qenë anëtari i PSD’së Dardan Molliqaj. “Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër.”, kishte shkruar ish-anëtari i Vetëvendosjes në një reagim në Facebook. Por…
Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka pasur gjuajtje më armë. Policia e Kosovës ka treguar se në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur një person. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.“Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me arme ne rrugën “Azem Bejta” në Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet policore te cilat kane hasur një person te plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, ndërkohë qe hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave te…
NASA raportohet se po heton pretendimet se një astronaute ka prekur llogarinë bankare të ish-bashkëshortes së saj nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, në atë që mund të jetë edhe akuza e parë për një krim të kryer në hapësirë.Anne McClain, pranon se ka hyrë në llogari nga stacioni hapësinor ndërkombëtar, por mohon të ketë bërë ndonjë veprim të gabuar. Ish-bashkëshortja e saj, Summer Worden, ka paraqitur një padi pranë komisionit federal të tregtisë. Anne McClain ndërkohë është kthyer në tokë, pas përfundimit të misionit të saj në stacionin hapësinor. Astronautja tha për NYT përmes një avokati, se ajo vetëm po sigurohej…
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në muajin shtator, kur bankave shkollore do t’u bashkohen edhe fëmijët e riatdhesuar nga Siria në Kosovë.Por për këta fëmijë Ministria e Arsimit në bashkëpunim me organet tjera ka vendosur trajtimin e veçantë të tyre, duke i dërguar me transport në shkolla, e dhënë mësim në klasa të ndarë nga fëmijët e tjerë. Por, kundër ndarjes së tyre është Qendra e Arsimit të Kosovës të cilët thonë se kjo vetëm sa do t’i kontribuoj margjinalizimit të fëmijëve. Nga 74 fëmijë sa janë kthyer, 10 prej tyre i takojnë nivelit të kopshteve, 5 parashkollorë, 25…
Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka dënuar sulmin ndaj autobusit nga Kosova, i cili u gjuajt me gurë në Serbi.Ai ka shkruar se është i shqetësuar për rastin e sulmit ndaj këtij autobusi dhe të gjitha sulmet e tjera nga ana e serbëve. “Të shqetësuar rreth këtij lajmi dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji nga ana e sulmuesve serb” shkroi Arifi në Facebook, transmeton Express. Ai gjithashtu ka kërkuar “që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë”.…
Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Stojan Arsiq, ka thënë për agjencinë e lajmeve FoNet se diskutimet për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve kanë ndikuar jashtëzakonisht keq tek përshtypja e investitorëve të huaj.Sipas tij ata duke parë gjithë atë debat për pazare me kufijtë nuk janë interesuar më fare për atë pjesë. “Njerëzit kanë ndaluar së kushtuari vëmendje kësaj pjese”, ka thënën ai, transmeton Gazeta Express. Megjithatë ai thotë se aktualisht situata në Komunën e Bujanovcit është e qetë, por thekson se situata ekonomikë përbën një problem serioz për atë zonë. Arsiq thotë se historia e pazareve me kufijtë…
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se besimi i është dhënë si individ, sepse sa për AKR, as 5 për qind e votave nuk do t’i merrte, rezultate i cili do të vërtetohet në zgjedhjeve të parakohshme nacionale.Ai iu ka reaguar ish deputetit Dardan Molliqajt dhe kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Këtij të fundit i ka thënë se është krenar që askush nuk e ka kandiduar, duke i bërë shantazh me incizime të paraluftës a luftës. Reagimi i plotë: Aderimi im dhe i qindra aktivistëve…
Djegia e disa mbeturinave në lagjen e njohur si ‘Qafa’ në Prishtinë, ka rrezikuar edhe një ndërtesë që ka qenë afër vatrës së zjarrit.Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të izoluar zjarrin, ndërkohë ende nuk dihen nëse zjarri ka shkaktuar dëme materiale të tjera. Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, dhe do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin./GazetaExpress/
Mediat ndërkombëtare po raportojnë se ministri i punëve të jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka shkuar për në qytetin Biarritz, në pjesën jug-perëndimore të Francës, ku liderët e G7’ës janë takuar.Mediat ndërkombëtare i referohen lajmeve që vinë nga televizioni shtetëror iranian, transmeton Gazeta Express. Fluturimi është kapur edhe nga uebfaqja flightradar24.com, e cila tregon se një aeroplan i qeverisë iraniane ka ateruar në aeroportin e Biarritzit, i cili ka qenë i mbyllur për shkak të samitit i cili do të zgjasë nga e shtuna deri të hënën. Televizioni iranian citon ministrin e jashtëm Zarif të ketë thënë se nuk…

