Author: almakos

Plani sekret i Boris Johnsonit për brexitin sipas disa mediave britanike është ta mbylle parlamentin për 5 javë. Kryeministri i Britanisë kërkon t’ua ndalojë me çdo kusht ligjvënësve shtyrjen e shkëputjes nga BE-ja, e parashikuar të ndodhë në 31 tetor.The Oberserver thotë se zotëron një email të shkruar këto 10 ditët e fundit e të dërguar në Downing Street, ku shihet qartë se kreu i ekzekutivit kërkon këshilla mbi ligjshmërinë e mbylljes së Dhomes seë Komuneve. Udhëzimi fillestar që jepet është se në kuadrin ligjor, iniciativa konsiderohet e mundshme, e do të rrëzohej vetëm nga një kërkesë dërguar gjykatave nga…

Lexo më Shumë

Sado interesante dhe e pabesueshme të duket, Suedia nuk u ofron luks apo privilegje politikanëve të saj pasi ata jetojnë si qytetarët e tjerë të zakonshëm të vendit.Ministrat suedezë dhe deputetët nuk kanë makina zyrtare ose shoferë privatë, ata udhëtojnë duke shfrytëzuar mjetet e transportit publik si të gjithë të tjerët, pra autobusë ose trena, raporton “The Guardian”. Po ashtu, ministrat suedezë nuk kanë imunitet dhe gjykohen nga drejtësia si kushdo tjetër nëse është i dyshuar. Një tjetër gjë interesante për politikanët suedezë është se ata nuk kanë sekretarë apo sekretare të tyren dhe zyrat e tyre raportohet se janë…

Lexo më Shumë

Gjermania dhe vendet e tjera do të diskutojnë me Brazilin për shpyllëzimet e Amazonës pasi zjarret të jenë shuar atje, deklaroi sonte kancelarja gjermane Angela Merkel.“Sigurisht, ky është territor brazilian, por këto janë pyje të shiut dhe kjo është një çështje globale. ‘Mushkëritë’ e gjithë Tokës sonë janë të kërcënuar, kështu që ne duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta”, tha Merkel. Në samitin e G7 në Biarritz, Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron biseduan me presidentin e Kilit, ndërsa kancelarja gjermane tha se ata po ofronin “të gjithë ndihmën e mundshme logjistike dhe të tjera” për t’u organizuar nga…

Lexo më Shumë

Caktimi i mandatarit për kryeministër dhe koalicioni i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje do të jenë dy temat e nxehta të cilat do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.Kjo mbledhje sipas burimeve të sigurta të Gazetës Express brenda LDK’së do të nisë të hënën në orën 14:00, dhe do të mbahet në selinë qendrore të partisë. Ky takim i strukturave të LDK’së vjen një ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK’së qe u mbajt të shtunën, e në të cilën nuk morën pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu.…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett është shfaqur me plis në kokë.Kosnett plisin e ka vendosur derisa ka qenë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit ‘Etnofest’ në mesin e shumë vizitorëve. Në ‘Etnofest’ i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ku së bashku me miqtë e tij ka qëndruar në festival ku edhe bërë disa fotografi me të pranishmit aty. Ambasadori Kosnett është parë me plis në kokë duke bërë fotografi me të pranishëm si dhe me ansamblin nga Vitia ku edhe i janë dërguar Periskopit. Kujtojmë se Kosnett është një përkrahës i…

Lexo më Shumë

Aleanca Kosova e Re sot ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse të partisë, në të cilën ka zgjedhur shtabin qendror zgjedhor dhe shtabet zgjedhore në nivel lokal.Në prag të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të këtij viti, me qëllim të organizimit dhe mobilizimit të degëve, nëndegeve, forumeve të partisë dhe simpatizantëve të saj, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim  me strukturat udhëheqëse të partisë. Para strukturave udhëheqëse, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur besimin  e tij që me një mobilizim të anëtarësisë dhe me një program politik zhvillimor për qytetarët e vendit, koalicioni AKR-…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka folur sot për “Shqipërinë e Madhe”, duke ftuar “botën se nëse mbyllin sytë, atëherë ata do të jenë përgjegjës për të keqen që do të vijë”.“Fatkeqësisht, ne jemi dëshmitarë të përmendjes së projekteve të ‘Shqipërisë së Madhe’, se e ‘keqja e madhe’ po përsëritet. Unë i them të gjithë botës se nëse mbyllin sytë dhe heshtin, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre ‘për të keqen’ që do të dalë nga ky projekt”, tha Vulin. Ai tha se “të gjithë duhet ta dinë se ajo që u lejohet shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Statuja e refugjatit nga Kosova Gzim Dervishi, e cila ishte e vendosur në një stol në qytetin Vesteras të Suedisë e që ishte zhdukur, ëshhtë gjeturPasdites e së dielës statuja u gjet në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefte, shkruan Västerbotten News. “Lajm i mirë është gjetur prap statuja ime lajm i mirë ?????” ka shkruar vetë Gzimi në Facebook me të marrë lajmin. Thomas Lundgren nga komuna Skellefteå, ka njoftuar se po planifikojnë ta rikthejnë veprën artistike në vendin ku gjendej më parë.

Lexo më Shumë

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e policit Adil Arifi që ndërroi jetë tragjikisht sot.Arifi ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht dhe nuk arriti të u mbijetojë plagëve. “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të Policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurtë. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë po shfrytëzohen dhe shteti nuk po i mbron ata.“A e dini sa ditë në javë punojnë punon një kamarier; sa ditë ka pushim dhe sa pak paguhet?” , ka shkruar ai. “Kosovës i duhet një shtet që i mbronë punëtorët e sektorit privat nga shfrytëzimi!”. [embedded content] /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-25T20:20:24+02:00 Alsat mëson se Ibrahin Dehari, që ditë më parë u propozua për ministër për investime të huaja nuk ka pranuar ofertën e partisë së tij. Sipas informatave të Alsat M në degën e Tetovës, Dehari ka refuzuar këtë post, nën arsyetimin se kjo është një ministri sa për ti plotësuar apetitet politike dhe se nuk do sjell asnjë të mirë për shoqërinë. Sipas informatave të Alsat M ndaj këtij vendimi ka qenë kundër edhe dega e BDI-së në Tetovë. Nga kjo degë shprehen se ndjehen të anashkaluar pasi nuk kanë asnjë ministri në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga…

Lexo më Shumë