Author: almakos

Alsat 2019-08-26T09:58:53+02:00 Më pak kontrolle dhe doganim dhe përshpejtim të rrjedhës së udhëtarëve, mallit dhe mjeteve transportuese do të mundësojë menaxhimi i përbashkët kufitar që filloi sot në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë. Me konceptin, që për herë të parë e vendosim me Serbinë, me një ndalim në pikën e përbashkët të kontrollit pritet dyfish të ulet koha e pritjes, informon Koha.mk. Fillimin e projektit për menaxhim të integruar kufitar “One stop shop” do ta shënojnë kryeministrat Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, e cila sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtet. “Agjendën e përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor që e…

Lexo më Shumë

Nga statistikat e përgjithshme të Policisë, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 41 aksidente në Kosovë.Në mesin e tyre, 19 me të lënduar e 22 pa lëndime. Policia ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1123 gjoba. Ndryshe, mbi 8 mijë aksidente kanë ndodhur në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik 2019, ku prej tyre, të vdekur kanë mbetur 58 persona.

Lexo më Shumë

Në qytetin e Suharekës tre persona janë bërë bashkë për ta rrahur një grua njofton Policia e Kosovës,Tre persona në Suharekë pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete kanë rrahur një femër të vetme, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spital, kurse tre sulmuesit qa kishin marrë pjesë në këtë rrahje, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë…

Lexo më Shumë

Aksionet në rajonin e Paqësorit në Azi dhe në Australi kanë shënuar rënie të theksuar për shkak të valës së re të tensioneve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.Pavarësisht se një zyrtar i lartë kinez deklaroi se Pekini dëshiron ta zgjidhë mosmarrëveshjen me Shtetet e Bashkuara përmes negociatave konstruktive, indeksi i aksioneve të hënën dominohej nga ngjyra e kuqe. Përkeqësimi i tensioneve tregtare gjatë fundjavës bëri që valuta kineze të bie në nivelin më të ulët në 11 vjetët e fundit pasi investitorët u paralajmëruar për rrezikun e investimeve. Rënie të vlerës pësoi për 0.4 për qind edhe dollari…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, njofton policia.Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.  “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

David McAllister, president i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropiando të qëndrojë për vizitë në Serbi.McAllister do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në ditën e parë të vizitës së tij në Beograd. Ky takim pritet të ndodhë në orën 11:00. Sipas mediave serbe, Kosova dhe integrimi evropian pritet të jenë temat kryesore të diskutimit.

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka kujtuar Shën Terezën në 109 vjetorin e lindjes së saj.Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nobelistja e parë shqiptare në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj. “Nobelistja e parë shqiptare, Shën Tereza, me mrekullitë e saj, i dha botës shembullin më unik dhe të papërseritshëm të humanizmit” shkroi Haradinaj. Ndër tjera, Haradinaj shtoi se ajo përkushtimin e nënave shqiptare e shndërroi në kult duke e universalizuar në botë, dhe se ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme. “Ajo e shndërroi…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tepër tragjike ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku një çift të rinjsh kanë humbur jetën në një aksident të rëndë, vetëm 5 minuta pasi kishin kryer ceremoninë e tyre martesore.19-vjeçari Harley Morgan dhe 20-vjeçarja Rhiannon Boudreaux, u përplasën nga një kamion i cili mbante mbi rimorkio një traktor. Dëshmitarët okularë thanë se automjeti ku po udhëtonin të rinjtë, u rrokullis disa herë derisa përfundoi në një kanal. Përplasja ishte e fuqishme dhe të rinjtë e sapomartuar ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Mes lotësh, nëna e 19-vjeçarit, Jennia Kashawna Morgan rrëfeu: Ata ishin kaq të rinj, në…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Hasani, ka thënë se është e dukshme rritja e kësaj partie në Anamoravë dhe në tërë Kosovën.Ai beson se në këto zgjedhje qytetarët e këtij rajoni do ta mbështesin Aleancën dhe bashkë do ta mundësojnë zhvillimin e Anamoravës. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hasani ka thënë se AAK-PSD është koalicion i fitores. Pritjet për këtë fitore ai i bazon në qeverisjen e mirë të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai ka vlerësuar se Qeveria Haradinaj ka vendosur baza të rëndësishme për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Hasani…

Lexo më Shumë

Sot është ditëlindja e Shën Nënë Terezës.Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza.

Lexo më Shumë

Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren do të zhvillojë punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia.Kjo konferencë organizohet nga UPZ me partnerët, UBT, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Isparta dhe Universiteti Ndërkombëtar i Vizionit dhe marrin pjesë qindra studiues nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Hapja është më 26 gusht prej orës 10:00 në amfiteatrin e madh në UPZ. Ky është rezultat i punës së rektorit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prorektorëve, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prof. Ass.…

Lexo më Shumë

Një 27-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia amerikane gjatë një konfrontimi në një dhomë hoteli muajin e kaluar.James P. Manzo u qëllua 5 herë nga një distancë e vogël pasi kërcënoi policët me një palë gërshërë. 27-vjeçari doli nga dhoma e tij në The Asbury Inn më 23 korrik kur një oficer hapi zjarr ndaj tij. Momenti i vrasjes u filmua nga kamerat e trupit të dy oficerëve. Policia u njoftua të vinte në vendngjarje për shkak se ai kishte sjellje jo normale. Oficeri që qëlloi të riun është identifikuar si James Crawford, i cili ka punuar në Departamentin…

Lexo më Shumë