Qindra njerëz janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet e Greqisë për shkak të disa zjarreve që janë përhapur në pyje. Autoritetet greke i kanë angazhuar rreth 700 zjarrfikës gjatë fundjavës për t’i shuar flakët në disa pjesë të vendit.Njëri nga zjarret më të mëdha është ai i ishullit Samos. Policia dhe ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar qindra njerëz nga hotelet e këtij ishulli për shkak të rrezikut nga flakët dhe ajri i ndotur nga tymi i madh. Greqia shpesh përballet me zjarre në natyrë për shkak të temperaturave të larta për muaj me radhë gjatë verës. Të dielën, kryetari…
Author: almakos
Alsat 2019-08-26T13:40:16+02:00 Rasti “Reket” është shndërruar në shou , tha sot ambasadori i BE Samuel Zhbogar, duke iu referuar ngjarjeve të lidhura me rastin “reket”. Ambasadori i BE-së, në mbështetje të gjyqësorit, u bëri thirrje politikanëve të mos ndërhyjnë në vendimet e gjykatës dhe se shansi për të rimarrë besimin në institucionet i takon gjyqësorit. “Gjyqi për të cilin po shohim këto ditë është shndërruar nga politika dhe disa media vendase dhe të huaja në një shou. Ata u përpoqën të merrnin përsipër rolin e gjyqësorit, të luanin rolin e “vëllait të madh”, duke diktuar lojtarët brenda shtëpisë, që është…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është ende shumë herët për të zhvilluar bisedlime me zyrtarët iranianë, por konfirmoi se është pajtuar me vendimin e Francës për ta ftuar ministrin e jashtëm iranian për bisedime në samitin e G7-ës.Në një përpjekje tjetër të Francës për t’i zbutur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, presidenti iranian, Hassan Rouhani, deklaroi se është i hapur në parim që të takohet me presidentin amerikan. “Nëse e di se takimi me një person do ta zgjidhë problemin e vendit tim, unë nuk do të ngurroj, sepse interesat kombëtarë janë parimi kryesor”,…
Liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të idustrializuara (G7) Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, kanë thënë se janë duke u përgatitur për t’i ndihmuar Brazilit në të përballurit me zjarret në rajonin e Amazonës dhe për të rregulluar dëmet, teksa dhjetëra mijëra ushtarë janë bërë gati për të luftuar flakët që kanë alarmuar planetin.Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se liderët e samitit janë afër arritjes së një marrëveshjeje rreth asaj se si të mbështesin Brazilin dhe ka thënë se marrëveshja do të përfshijë mekanizma teknikë dhe financiarë “në mënyrë që të ofrohet ndihmë…
Alsat 2019-08-26T13:12:46+02:00 Rreth 38 biseda të përgjuara dhe SMS porosi të ndërlidhura me rastin “Monstra”, tanimë janë në duart e Gjykatës. Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, është bërë e ditur se me 5 shtator kur edhe pritet të vazhdoj seanca e radhës do të fillohet me publikimin e “bombave”. “Në gjykatë do të porezantohen të gjitha materialet që na i ka dorëzuar LSDM-ja, por do t’i publikojmë edhe bisedat që mua mi kanë dërguar”, tha Fatime Fetai. Loading…
Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI’tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Ai ka thënë se do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё jashtëzakonshme.“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Sipas presidentit ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë…
Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet për 55-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht të dielën, derisa me familjen e tij kishte dalë për pushime në Liqenin e Batllavës. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka deklaruar për Gazetën Express, se gjetja e trupit të të ndjerit po vështirësohet pasi që vendi ku dyshohet se ka humbur është nën 20 metra thellësi dhe në atë vend ka barishte dhe baltë. Jo zyrtarisht Express merr vesh se 55-vjeçari ishte punëtor në kompaninë KEK.Gazeta Express Kishte zgjedhur Liqenin e Batllavës që së bashku me familjen e tij të kalonte vikendin. Por, kjo doli të jetë tragjike…
Alsat 2019-08-26T12:14:24+02:00 Fejzi Aziri, i akuzuar në rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, në seancën e sotme i është ankuar gjykatësit Ognen Stavrev se ka pasur kërcënime me jetë nga ana e policit i cili e ka sjellë nga burgu i Shtipit deri në Gjykatën Penale. Aziri gjithashtu ka theksuar se duart i ka pasur të lidhura me pranga nga prapa edhe përkundër që ka kërkuar që në vitin 2014 që të mos i lidhen duart në atë mënyrë, sepse nuk ka mundur ta përballoj për shkak të sëmundjes. “Kam kërcënime me jetë nga polici i…
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, e cila gjendet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha se Kosova, dike iu referuar si “Prishtina”, duhet të rishqyrtoj vendimin rreth taksës për mallrat nga Serbia, raporton Gazeta Express.“Shumë më mirë është të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë. Prishtina duhet ta shqyrtoj vendimin rreth taksës për mallrat serbe”, tha Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë gjatë ceremonisë së fillimit të menaxhimit të përbashkët kufitar “One stop shop”. Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, në fjalimin e saj tha se marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Serbisë janë në nivelin më të lartë të mundshëm. “Marrëdhëniet ekonomike, mes Serbisë…
Alsat 2019-08-26T12:00:13+02:00 Zjarrfikësit e përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Openicë të Ohrit, të cilët natën e kaluan në terren, deklaruan se zjarri për momentin është lokalizuar, por aktive është vatra e tij, ndërsa temperatura është e lartë që do të thotë se në çdo moment mund të përsëritet zjarri. Ajo që pengon më së shumti në përballjen me stihinë, është pylli i dendur i pakalueshëm, plot me vegjetacion të ulët dhe akacie e cila nuk lejon lëvizjen e njerëzve drejt kreshtës ku është zjarri.Ekipet kujdestare të Njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Ohri që janë në terren…
A kanë refugjatët ende nevojë për mbrojtje, nëse mund të shkojnë për një kohë të shkurtër në vendlindje, prej së cilës kanë marrë arratinë? Debati ka përfshirë Gjermaninë.„Seehofer do t’ua heqë statusin e refugjatit sirianëve”, shkroi gazeta e njohur gjermane „Bild.de”, në portalin online „BR24″ shkruhej „Seehofer kërkon të kthejë pushuesit sirianë”, kurse gazeta „Die Welt” shkroi „kështu e keqpërdorin refugjatët mikpritjen gjermane”. Edhe në medisa sociale kjo temë debatohet: A e keqpërdordin shumë sirianë të drejtën e azilit dhe bëjnë pushime rregullisht në vendlindje? Kështu u kuptua me sa duket deklarata e ministrit gjerman të Punëve të Brendshme, Horst…
Pritet të vazhdojnë sot takimet e grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike. Partitë që një ditë më parë kanë njoftuar se takimi do të fillojë në mesditë në hapësirat e Kuvendit. Nga BDI-ja njoftojnë se kërkesat e tyre janë harmonizimi i këtij ligji me ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe votimi me Badenter në Këshillin e Prokurorëve gjatë zgjedhjes së prokurorëve të ri. Artan Grubi nga integristët pret që me ligjin e ri të mënjanohen të gjitha mangësitë e deritanishme në funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj Speciale. Pritet të shihet nëse do të jetë e…

