Pritet të vazhdojnë sot takimet e grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike. Partitë që një ditë më parë kanë njoftuar se takimi do të fillojë në mesditë në hapësirat e Kuvendit. Nga BDI-ja njoftojnë se kërkesat e tyre janë harmonizimi i këtij ligji me ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe votimi me Badenter në Këshillin e Prokurorëve gjatë zgjedhjes së prokurorëve të ri. Artan Grubi nga integristët pret që me ligjin e ri të mënjanohen të gjitha mangësitë e deritanishme në funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj Speciale. Pritet të shihet nëse do të jetë e mundur një marrëveshje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së të cilat deri tani kanë pasur qëndrime të ndryshme sa i takon këtij ligji.
The post Ligji për Prokurorinë Publike, Grupet e punës pritet të mblidhen sot (video) appeared first on ALSAT-M.

