Alsat 2019-08-26T12:00:13+02:00
Zjarrfikësit e përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Openicë të Ohrit, të cilët natën e kaluan në terren, deklaruan se zjarri për momentin është lokalizuar, por aktive është vatra e tij, ndërsa temperatura është e lartë që do të thotë se në çdo moment mund të përsëritet zjarri.
Ajo që pengon më së shumti në përballjen me stihinë, është pylli i dendur i pakalueshëm, plot me vegjetacion të ulët dhe akacie e cila nuk lejon lëvizjen e njerëzve drejt kreshtës ku është zjarri.
Ekipet kujdestare të Njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Ohri që janë në terren vazhdimisht janë në koordinim me Shtabin e krizës, ashtu që nga gjendja aktuale dhe kushtet e motit do të varet nëse edhe gjatë ditës së sotme do të veprojë aviacioni kundër zjarreve.
Përndryshe, fshati Openicë gjendet rreth tetë kilometra në veri të Ohrit, ashtu që tymi nga zjarri dhe aroma e pakëndshme në disa momente është ndjerë edhe në vetë qytetin.
Loading…



