Një 55 vjeçar është mbytur sot në Liqenin e Batllavës.
Personi në fjalë ishte duke u freskuar në këtë vend në një kohë kur temperaturat janë shumë të larta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
55 vjeçari vinte nga Komuna e Kastriotit, ish-Obiliqit. /Gazeta Express/



