Author: almakos

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pasi disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kandidatët tjerë për kryeministër të vendit kanë refuzuar të bashkëbisedojnë sot me studentë dhe të rinj.Nisma përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se mbrëmë nga organizatorët është njoftuar se vetëm Fatmir Limaj dhe Albin Kurti do të jenë pjesë e panelit. “Por, sot në mëngjes jemi njoftuar nga organizatori që z. Kurti ka kërkuar që bashkëbisedimi me të rinjtë të bëhet ndaras dhe jo bashkë me z. Limaj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës. Reagimi i plotë i NISMA-s Për hir të…

Lexo më Shumë

E kishin një paciente në sallën e  lindjes, të cilës po i asistonin për ta sjellë në jetë një foshnje. Por, në kohën kur mjekët e Spitalit rajonal të Gjilanit po e bënin punën e tyre, në sallë u hynë disa ‘mysafirë’ që përdorën dhunënFamilja e gruas që po e kryente lindjen e ka sulmuar gjinekologun gjilanas Vaxhid Thaqin. Por, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një informate të rreme që e kishin marrë familjarët e gruas, që po qëndronin jashtë sallës së gjinekologjisë së Gjilanit. Ata menduan se foshnja iu vdiq dhe në atë mënyrë hynë në…

Lexo më Shumë

Frontal Live i radhës qëndroi në Drenicë. Në debatin në Skenderaj, të ftuar në përballje ishin kandidatë për deputetë nga Skenderaj dhe Drenasi: Mërgim Lushtaku, Partia Demokratike e Kosovës, Naim Bazaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma Social Demokrate.Gjatë diskutimit live, në minutat e parë pati kundërshtime. E akuza shkëmbyen Mërgim Lushtaku nga PDK, e Naim Bazaj nga AAK, ish anëtar i PDK-së në Drenas. ‘’Do të ruajmë këtë bastion, sërish në këto zgjedhje.. Ne jemi shumë të përgatitur për këto zgjedhje, vetëm në Skenderaj diku 10 mijë delegatë. Ato kanë qenë gara të brendshme…

Lexo më Shumë

MIA Alsat 2019-09-24T17:28:32+02:00 Për shkak të shembjeve të dheut, komunikacioni në rrugën Makedonski Brod – Prilep afër vendkalimit malor Barbaros, prej orës 15:45 po zhvillohet nëpër një korsi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë sot pasdite kumtoi se në rrugën Makedonski Brod – Prilep, afër vendkalimit Barbaros, në disa vende në korsinë e majtë ka shembje dheu. Loading…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se sot ka qëndruar në Ferizaj në shkollën “Gjon Serreçi”, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Bytyqi ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka shkuar se bashku me një ekip nga MASHT-i në këtë shkollë, derisa, thotë se disa prindër dhe shoqëria civile kishin pasur disa ankesa sepse kjo shkollë nuk ka kushte të mira infrastrukturore. “Me drejtorin e Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani dhe me drejtorin e Shkollës “Gjon Serreçi” Nazmi Heda diskutuam për gjetjen e zgjidhjes që të punohet me dy ndërrime, sepse kjo…

Lexo më Shumë

Vetëm edhe dy ditë kohë iu kanë mbetur studentëve kosovarë që të aplikojnë për studime master apo doktoratë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për dallim prej gjeneratave të kaluara, atyre që aplikojnë sivjet do të iu duhet që ta përmbushin edhe një kusht të ri për tu pranuar. Kushti për njohje të gjuhëve të huaja po kritikohet ashpër, kjo sepse vlerësohet si i kushtueshëm për gjepin e studentëve kosovarë, shkruan Gazeta ExpressGazeta Express Edhe pak ditë iu ka mbetur kohë atyre që janë të interesuar që studimet master e doktoratë t’i kryejnë në Universitetin e Prishtinës të aplikojnë në…

Lexo më Shumë

MIA Alsat 2019-09-24T16:50:35+02:00 Një autobus u përmbys sot pasdite rreth orës 15 në hyrje të Koçanit tek hoteli “Nacional” dhe përfundoi në një hapësirë të hapur pranë hekurudhës. Sipas informacioneve të para, janë lënduar gjashtë persona dhe me urgjencë janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan. Autobusi ka qenë në relacionin Shtip – Koçan dhe në momentin e fatkeqësisë nuk ka pasur numër të madh të pasagjerëve. Jozyrtarisht, shoferi i autobusit ka tentuar t’i shmanget një automjeti i cili ia ka penguar rrugën, me ç’rast për shkak të rrugëve të lagështa ka dalë nga rruga. Ekspertizë në fatkeqësi ka…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri ka shkruar për angazhimet e tij në shtete të ndryshme në cilësinë e ekspertit të qeverisjes lokale, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se që nga viti 2012 është angazhuar në sferën ndërkombëtare me organizata të ndryshme. “Në angazhimin profesional nga viti 2012 për shtatë vjet rresht, në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Chemonics International e shumë organizata tjera, kam pasur mundësinë që të jetësojë pikëpamjet e mia për qeverisjen lokale si ekspert i shtetit të Kosovës në, Lindje të Mesme,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për takimet që ka pasur në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka gjuajtur me fjalë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.Vu֛çiq ka thënë se do të dëshironte të takonte Thaçin, por thotë se ai “po endet korridoreve” njëjtë sikurse Vuk Jeremiqi, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.  “Sido që të jetë, Thaçi njëjtë sikurse Jeremiq shëtitet korridoreve në New York”, ka thënë Vuçiq. Ndërkohë derisa ka treguar detaje për takimin që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Vuçiq…

Lexo më Shumë

Vendimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, po shihet si një vendim i cili dëshmon përkushtimin e SHBA’së për të rinisur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.Megjithatë një gjë e tillë nuk po i pëlqen Moskës zyrtare. Ambasadori i Rusisë në OSBE, Aleksander Lukashevich, vetëm pak ditë pas emërimit të Palmer,  kishte thënë se të gjithë përpjekjet e OSBE’së për shoqëri tolerante në Kosovë duket se po dështojnë, pasi sipas tij Perëndimi po e përkrahë verbërisht Kosovën, raporton Gazeta Express. “ A duhet të vazhdojë përkrahja e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si duket ka vendosur të tallet me aktivisten për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg. Ai e ka thumbuar vajzën suedeze përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.“Ajo duket si një vajzë shumë e lumtur që mezi e pret të ardhmen e ndritur dhe fantastike. Shumë bukur që po e shoh këtë”, shkroi presidenti amerikan në Twitter të hënën në mbrëmje. Trump madje postimit të tij ia lidhi edhe fjalimin e aktivistes së famshme, ndonëse fjalët e saj nuk dukeshin shumë lavdëruese për gjendjen aktuale të klimës dhe për veprimet e politikanëve…

Lexo më Shumë