Një profesor dhe përfaqësues i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e 47-të qytetare, ku pjesëmarrës janë edhe studentë.
Ai tha se sindikata ka dalë në mbështetje të protestës dhe u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen asaj, duke e cilësuar një lëvizje paqësore për një “Shqipëri europiane”. Sipas profesorit, pesë kërkesat e ngritura nga protestuesit janë të rëndësishme për vendin dhe duhet të merren në konsideratë nga qeveria. Duke folur për arsimin dhe shëndetësinë, ai tha se degë si mjekësia dhe inxhinieria duhet të mbeten përgjegjësi e shtetit dhe jo të kalojnë në duart e privatit.
Ai kritikoi gjithashtu situatën në disa universitete private, duke kërkuar kontrolle më të forta nga institucionet.
“Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit dhe të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, e cila, në një deklaratë të posaçme, i dha mbështetje protestës qytetare ku pjesëmarrës janë studentët.
I bëj thirrje të gjithë studentëve që të vijnë dhe të mbështesin protestën për Shqipërinë europiane. Kjo protestë është qytetare, paqësore dhe 5 kërkesat janë më të rëndësishmet për vendin tonë, ndaj qeveria duhet t’i plotësojë ato.



