Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri ka shkruar për angazhimet e tij në shtete të ndryshme në cilësinë e ekspertit të qeverisjes lokale, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se që nga viti 2012 është angazhuar në sferën ndërkombëtare me organizata të ndryshme.
“Në angazhimin profesional nga viti 2012 për shtatë vjet rresht, në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Chemonics International e shumë organizata tjera, kam pasur mundësinë që të jetësojë pikëpamjet e mia për qeverisjen lokale si ekspert i shtetit të Kosovës në, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi”, ka thënë ai.
I njejti ka shkruar edhe se për 18 muaj sa pati jetë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kanë jetësuar disa reforma që janë fakte e jo premtime.
“Në kuadër të angazhimit në cilësinë e këshilltarit të lartë të NDI Amerikan për Jordani, kam pasur rastin të punoj me, institucione dhe partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë Oborrin Mbretëror, kryeparlamentarë, Ministra deputetë lidhur me procesin e Decentralizimit due teformat strukturore në qeveri. Veç kësaj, kam ofruar edhe rekomandime për hapat e mëtejmë që duhet ndjekur në këto fusha sektoriale. Me vjen mirë që edhe në vendin tonë, për 18 muaj jetësuam nën Qeverisjen Haradinaj edhe shumë reforma që sot janë fakte e jo fjalë e premtime”, ka thënë Tahiri./GazetaExpress/




