Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se sot ka qëndruar në Ferizaj në shkollën “Gjon Serreçi”, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bytyqi ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka shkuar se bashku me një ekip nga MASHT-i në këtë shkollë, derisa, thotë se disa prindër dhe shoqëria civile kishin pasur disa ankesa sepse kjo shkollë nuk ka kushte të mira infrastrukturore.
“Me drejtorin e Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani dhe me drejtorin e Shkollës “Gjon Serreçi” Nazmi Heda diskutuam për gjetjen e zgjidhjes që të punohet me dy ndërrime, sepse kjo shkollë ka një numër të madh të nxënësve dhe aktualisht punon me tri ndërrime. Me këtë rast u njoftuam se janë duke u bërë përpjekje që sa më shpejt ta kemi shkollën e re e cila ka filluar të ndërtohet dhe pastaj të bëhet bartja e nxënësve”, ka shkruar Bytyqi.
I njejti ka deklaruar se janë zotuar për të gjetur një zgjidhje për bartjen e nxënësve në një shkollë tjetër, që problemi të zgjidhet.
Gjithashtu, Bytyqi ka thënë se kanë disktuar edhe për tekstet shkollore./GazetaExpress/




