Author: almakos

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sonte ka ndarë mirënjohje për të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman.“Në shenjë të kontributit të veçantë dhe të rrallë në sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për mes artit për përjetimet, dhe vuajtjeve të 20-mijë grave shqiptare gjatë luftës 98-99 në Kosovë, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndajmë mirënjohje për zonjën Vasfije Krasniqi-Goodman”, theksoi Gashi. Krasniqi-Goodman vlerësoi lartë mirënjohjen e dhuruar nga Ministria e Kulturës dhe shprehu besimin që edhe në formë të artit të thyhet stigma që kanë 20-mijë gra…

Lexo më Shumë

Prej sot edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore në Republikën e Kosovës dhe kjo do të zgjasë dhjetë ditë.Për të shënuar këtë rast nga shtabi i një partie politike janë lëshuar disa fishekzjarre. Ato janë lëshaur pas orës 12:00 të ditës së martë. Këto janë fotot të siguruara nga Gazeta Express që tregojnë fishekzjarret. Fushata fillon sot, ditë e mërkurë, dhe do të zgjasë deri me datën 4 tetor. Zgjedhjet e parakohshme në vendin tonë do të mbahen me datën 6 tetor./Gazeta Express/  

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-25T00:10:21+02:00 Komisioni për punë të jashtme i Bundestagut i ka rekomanduar Bundestagut gjerman të miratoj vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Debati për Maqedoninë ka rrjedhur në frymë pozitive dhe me tone premtuese ndërsa për Shqipërinë ka pasur mendime të ndryshme, por në fund është vendosur që për dy shtetet të kërkohet vendim pozitiv. Sipas anëtarëve të Komisionit, dy vendet së bashku do të arrijnë të hapin rrugën drejt BE-së, dhe me këtë do të kontribuojnë për integrimin e tërë Ballkanit Perëndimor. Në mbledhjen plenare që do të mbahet…

Lexo më Shumë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është e ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.Haxhiu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që po vijnë, si dhe më specifikisht për sulmet e fundit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së. “Të gjitha subjektet po merren me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albinin pasi po e dinë që do të fitojmë”, ka thënë Haxhiu. “Ne nuk flasim apo etiketojmë si ta, pasi kjo nuk është gjuhë e jona. Mbrëmë gjuha e shefit të Shtabit Zgjedhor të LDK’së, Lutfi Hazirit, ka qenë e ulët.…

Lexo më Shumë

Dardan Gashi i Nismës Socialdemokrate, i njohur për afërsinë me familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka komentuar mospërfshirjen e kësaj familje në listën e LDK-së në garën për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.Në dy mandatet e fundit, Teuta Rugova, e bija e ish-presidentit Rugova, ishte deputete e LDK-së. Edhe pse jo aktive dhe shpeshherë e akuzuar se nuk respektonte qëndrimet e LDK-së, sipas Gashit, ajo s’ka marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme sepse ka pasur nevojë për pushim. “Është çështje individuale, por diçka mund ta siguroj elektoratin e LDK-së. S’ka qenë që LDK-ja s’i ka pranuar, por familja Rugova…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Pal Lekaj, ka qenë sot për vizita nëpër fshatrat Korenicës, Necit, Dujakës dhe Babaj të Bojkës në komunën e Gjakovës.“Neci, Korenica, Dujaka e Babaj i Bokës, konfirmojnë mbështetjen për 100% Kosovë”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në Facebook. “Jemi falenderues për mikpritjen tuaj” Ky është postimi i plotë i tij: [embedded content] /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Refiqe Tërnava është kandidate për deputete nga radhët e koalicionit AKR-Nisma-PD.Ternava shpreson që ky koalicion të jetë katalizator i ndryshimeve pozitive në vend. “Edhe në këto zgjedhje kërkoj besimin tuaj për t’ju përfaqësuar në Kuvend, si zë i juve të gjithëve, e veçanarisht i grave dhe vajzave të reja”, ka shkruar Ternava. Ky është postimi i plotë i saj: [embedded content] /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thëmë në Pressing të T7 se i pengon për cfarëdo arsye të përdoret një shprehje serbe si në rastin e Zajednicës.Osmani ka kritikuar Vetëvendosjen që marrëveshjen për bashkësinë e komunave serbe, e kanë përdorur fjalën serbe ‘zajednicë’. “Asnjë kontekst nuk na e imponon neve që të thirren ‘zajedncië’, asociacioni, bashkësia”, ka thënë kandidatja e LDK’së për deputete. Osmani ka kujtuar se kur është votuar Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ajo ka qenë kundër, ndërsa VV’ja nuk e ka kundërshtuar në seancë. “Sa i përket bashkësisë së komunave serbe. Në…

Lexo më Shumë

Një pilot zemërmirë bëri një veprim të pazakontë pasi ka vërejtur një iriq të vogël në pistë ndërsa ishte duke u përgatitur për të flutuar.Udhëtarëve u është treguar arsyeja e ndaljes së aeroplanit dhe u deshën të prisnin dy minuta derisa iriqi i vogël ta kalonte pistën. Aeroplani i kompanisë Loganair ishte duke u përgatitur për të flutuar në pistën Stornoway, në Lewis, kur kjo krijesë me gjemba është shfaqur, shkruan metro britanik. Kapiteni e ndaloi aeroplanin Saab 340 rreth orës 5:20 pasditen e së enjtes së kaluar, gjatë udhëtimit për në Inverness në Highlands. Në bord ishin 30 udhëtarë. “Kapiteni…

Lexo më Shumë

Presidenti Hashim Thaçi akoma po merret me fjalinë e presidentit serb, Aleksander Vuciq, që i tha se ‘po sillet korridoreve’. Ai i ka cuar mesazh Vuciqit përmes një fotoje me Edi Ramën.Thaçi, që po qëndron në Nju Jork të SHBA’së për punimet e Kombeve të Bashkuara, përmes një fotografie me kryeministrin Edi Rama i ka dërguar mesazh Vuçiqit. “Diku nëpër korridoret e OKB-së ? – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm I shqiptarëve”, ka shkruar Thaçi. Vuciq gjatë një…

Lexo më Shumë

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka krahasuar dy prej rivalëve të saj me emra famkeq nga Amerika Latine.Osmani ka përmendur “Mbretin e Kokainës” nga Kolumbia, Pablo Escobarin, duke iu referuar kandidatit për kryeministër nga PDK’ja, Kadri Veselit. Së fundmi është bërë virale një fotografi e Veselit me futbollistët e kombëtares, që duket e njëjtë me atë të Eskobarit me futbollistët kolumbianë. Ndërkaq ajo ka përmendur edhe ish-liderin e Venezuelës që e ka kthyer pushtetin e tij në diktaturë, Hugo Chavez, kur po fliste për kundërkandidatët e saj, me të cilin e krahasonte…

Lexo më Shumë

Kandidatja për deputete nga radhët e LIdhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është e futar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Osmani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për konkurset e fundit të hapura nëpër administratë publike dhe institucione. Ka pasur shumë kritika të mëdha për punësim të militantëve nëpër institucione. Osmani thotë se për këtë duhet të bëhet një zgjidhje. “Kohët e fundit ka pasur shumë emërime nëpër pozita të ndryshme të personave militantë të partive. Madje edhe certifitkatat e veteranëve po nxirren shumë lehtë dhe i ka humbur rëndësia”, ka thënë Osmani. “Do të rivlerësohen…

Lexo më Shumë