32 vjecari nga Kosova Kastriot Mihalica, i zhdukur prej 16 shtatorit nga Pontarlier Francë, është gjendur këtu në Tiranë teksa qarkullonte me makinën e tij Volvo ngjyrë blu të errët me targa franceze. Ai u ndalua nga policia e kryeqytetit në gjendje të rënduar psikologjike pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij në emisionin “Pa Gjurmë” të gazetares Odeta Dume.“Ne besojmë se djali ynë mund të jetë këtu në Shqipëri, konkretisht në Mirditë, vend për të cilin ai ka lexuar shumë dhe kishte shprehur më parë dëshirën për ta vizituar. Kjo edhe për faktin se atje ai ka edhe…
Author: almakos
Zyrtarët e një kopshti zoologjik në Francë kanë thënë se hajnat e kanë vjedhur një panterë të zezë, e cila ishte kapur javën e kaluar pasi kishte arritur të ikte nga pronari dhe të ngjitej në kulmet e shtëpive.Punëtorët e kopshtit zoologjik në Maubeuge e gjetën të thyer derën e kafazit të kësaj kafshe kur shkuan në punë të martën. Të mërkurën e kaluar, banorët në qytezën Armentieres ishin çuditur kur e kishin parë panterën e zezë duke ecur mbi kulmin e një shtëpie. Pantera femër, gjashtë muaj e vjetër, ishte kapur nga zjarrfikësit pasi kishte ikur nga shtëpia e…
Super Kamiokande, “diktuesi i neutrinos”, është një eksperiment që po kryhet në Japoni brenda një ndërtese të lartë sa 15 kate, të ndërtuar nën këmbët e një mali.Neutrinot janë grimca nënatomike që kalojnë mespërmes trupave fizikë gjatë gjithë kohës. Duke studiuar neutrinot, mund të mësojmë për supernovat dhe përbërjen e universit. Kur një supernova shkatërrohet, neutrinot udhëtojnë në të gjithë universin. Duke kuptuar ndryshimin që pësojnë neutrinot gjatë kësaj rruge, mund të mësohet më shumë rreth gjithësisë. Kjo pajisje mbushet plot me ujë ultra të pastër, i cili rrethohet nga pajisje foto-multiplikative, të cilat modifikojnë neutrinot. Një pajisje tjetër, në…
Një tërmet me 5.8 shkallë ka goditur Pakistanin lindor, duke vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 300.Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Mirpur, në Kashmir të administruar nga Pakistani.Fotografitë që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një goditje rrënuese në një rrugë kryesore në zonë, dhe shtëpi të shkatërruara pjesërisht. Shkalla e plotë e dëmit nuk dihet ende. Mijëra njerëz vdiqën në një tërmet të fuqishëm në zonë në 2005. Ushtria e Pakistanit tha se ekipet “e aviacionit dhe ndihma mjekësore” ishin dërguar në zonë.Pas tërmetit të së martës, dridhjet u ndjenë aq larg sa…
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin Pressing të Televizionit T7.Osmani përballë analistëve ka folur për tema të ndryshme duke filluar nga programi i LDK-së për qeverisje, zgjedhjen e Thaçit president, përdorimin e fjalëve serbe nga Vetëvendosja, rritjen e buxhetit nëse bëhet Kryeministre e deri te krahasimi i Kadri Veselit dhe Albin Kurtit me personalitetet famëkeqe të Amerikës së Jugut, Pablo Escobarin dhe Hugo Chavezin, shkruan Gazeta Express. Ajo ka kritikuar përdorimin e fjalëve serbe nga ana e Vetëvendosjes për Bashkësinë e Komunave Serbe të cilët iu kanë referuar me…
Një video ku prindi abuzon në fëmijën e tij është duke qarkulluar në internet dhe ka shokuar të gjithë botën.Në këtë video shihet babai i një fëmijë përafërsisht një vjeçar, i cili abuzon në të pa asnjë dhembje. Kjo video është duke qarkulluar në internet dhe ka tmerruar të gjithë, duke bërë thirrje për të gjithë që të ndalohet abuzimi dhe dhuna ndaj fëmijëve. Videoja e cila të bënë të qash nga mënyra se si prindi abuzon në fëmijën, sigurisht që ka marr shumë komente negative.
Braktisja e Kosovës për një jetë më të mirë nëpër Europë ka rradhitur një të keqe tjetër të vendit te ne, në mesin e shumë të këqijave që sjellë kjo dukuri. Duke brakstisur Kosovën, po ulet numrin i nxënësve, dhe kjo normalisht që i prek mësuesit si këtë nga qyteti i Ferizajt, arsimtarin Zymer HalitiHalitit ka shprehur shqetësimin e tij për këtë dukuri dhe njëherit ka treguar dhimbjen se si dy nxënës të tij ikën drejt Gjermanisë për një jetë më të mire dhe banka mbeti zbrazët. Ai thotë se ndërsa mbanë mësimin bëri pyetjen e zakonshme nëse mungon ndonjë…
Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor.(Hotel “Emerald”, ora 09:30) Shefja e Zyrës së BE, Nataliya Apostolova merr pjesë në konferencën “Roli i të rinjve në zbutjen e ndryshimit të klimës”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 09:30) Ambasada Britanike përmes Grupit për Studime Juridike dhe Politike prezanton analizën e parë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit…
Shkaku i çmimit jonormalisht të ulët, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar tenderin e Korporatës Energjetike të Kosovës për “Furnizim me kushineta për nxehje të ajrit”.Kjo pasi KEK-u për blerjen e dy kushinetave kishte planifikuar 30 mijë euro, ndërsa kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Eldi-Com”, e cila kishte ofertuar me çmimin 3 mijë e 894 euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë aktivitet kishin ofertuar edhe tri kompani të tjera, kompania “Auto Fita”, me ofertën 5 mijë e 192 euro, kompania “SNR” me ofertën 13 mijë e 334 euro, si dhe kompania “Eco Trade”, e cila kishte ofertuar me çmimin…
Dardan Gashi i Nismës Socialdemokrate, i njohur për afërsinë me familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka komentuar mospërfshirjen e kësaj familje në listën e LDK-së në garën për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.Në dy mandatet e fundit, Teuta Rugova, e bija e ish-presidentit Rugova, ishte deputete e LDK-së. Edhe pse jo aktive dhe shpeshherë e akuzuar se nuk respektonte qëndrimet e LDK-së, sipas Gashit, ajo s’ka marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme sepse ka pasur nevojë për pushim. “Është çështje individuale, por diçka mund ta siguroj elektoratin e LDK-së. S’ka qenë që LDK-ja s’i ka pranuar, por familja Rugova…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre, duke shprehur bindjen për fitoren e LDK-së, tha se kjo parti është parti e qytetarëve, ndërsa, të tjerat parti janë të pronarëve. Osmani në hapje të fushatës tha se fitorja e LDK do të jetë historike. “Tash fillojmë me fitoren historike të LDK-së dhe të Kosovës. Natyrisht që fitorja e LDK-së është edhe fitorja e Kosovës. LDK është e vetmja parti e qytetarëve, sepse të tjerët janë parti me pronarë. Tash e tutje qytetarët do t’i shohin veprat tona dhe…
Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, me anë të një video të postuar në Facebook ka uruar qytetarët për fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore.“Urime Kosovë Zgjedhjet 2019!”, ka shkruar Labi. Ai po ashtu ka uruar edhe kandidatët tjerë që janë në garë për pozitën e deputetit. Ky është postimi i plotë i tij: [embedded content] /Gazeta Express/

