Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor, ku u diskutua lidhur me programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do mbahen më 6 tetor.Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, u shpreh optimist për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet, derisa tha se përmes një procesi demokratik të zgjedhjeve do t’i bëjnë nder shoqërisë. “Përgatitjet për këto zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohshme që implikojnë…
Author: almakos
Një grua indiane ka lindur një vajzë me katër këmbë dhe tre duar në atë që mjekët besojnë se është rasti i parë i dy tripleteve të lindura natyrshëm që janë bashkuar.“Fëmija mashkull është normal, por femra është një rast i binjakëve të bashkuar,” thotë Dr. Rohitesh Meena, raporton Metro.co.uk. Meena ndihmoi nënën Raju Gurjar, 24 vjeç, të lindte në një spital në Tonk, Rajasthan të Premten. Fëmijët kanë lindur në orën 2:46 të mëngjesit të Shtunë – dhe Gurjar dhe burri Badhulal u tronditën kur panë që vajza e tyre kishte një grup shtesë të gjymtyrëve. Nëna nuk kishte…
Alsat 2019-09-25T13:20:02+02:00 Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot theksoi se nuk është optimiste e madhe se do të gjendet gjuhë e përbashkët rreth modelit zgjedhor që do të ishte më i përshtatshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut duke pasur parasysh spektrin e gjerë të propozimeve të ndryshme të partive politike. Ndërsa Kodi Zgjedhor, shtoi nuk ndryshohet pa konsensus. Në skenën politike ka mendim tërësisht të kundërt për atë se si duhet të jetë modeli zgjedhor, theksoi Deskoka para fillimit të konferencës përfundimtare të projektit “Mbrojtje juridike të të drejtave zgjedhore” në organizim të Institutit për Hulumtime Juridike dhe Ligjore.…
Më 1 tetor, në ditën kur fillon viti i ri akademik, do të shënohet edhe 50 vjetori i themelimit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Me këtë rast në lokalet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do të mbahet një manifestim ku do të promovohet edhe një monografi që i kushtohet gjeneratës së parë të këtij fakulteti.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin që është dërguar në adresën me rastin e mbajtjes së këtij aktiviteti. NJOFTIM! Ju njoftojmë se më datë 1 tetor 2019, mbahet manifestimi solemn, me rastin e 50 vjetorit të gjeneratës së parë të Fakultetit të Mjekësisë, në…
Pamjet e tmerrshme kanë kapur një qen policie duke sulmuar një kalimtar të pafajshëm në Vancouver, Washington. Policia ishte thirrur gjatë mbrëmjes,kur qeni siç shihet në videon e bërë nga një dëshmitar sulmoi një burrë.Detektivët thanë se veprimet e qenit nuk ishin të lidhura me arrestim.Oficerët u detyruan të lironin dorezën e qenit nga krahu i burrit. Nathan Lux i cili bëri videon tha: ‘’Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Sinqerisht nuk mund ta besoja se kjo ishte diçka e vërtetë. ‘’ Ai shtoi se qeni i policisë nuk dukej se po ndiqte komandat e policit. Departamenti i…
Alsat 2019-09-25T12:46:33+02:00 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Irlandës Leo Varadkar, realizuan takim në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme së KB-së në Nju Jork. Në takim, siç thuhet në kumtesë, ku si pjesë e delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, u theksua se të dyja vendet këtë vit shënojnë 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të përmbushura me mbështetje të fuqishme nga Republika e Irlandës për Maqedoninë e Veriut në kontekst të aspiratave tona për anëtarësim në BE.…
Alsat 2019-09-25T12:41:51+02:00 Bojan Jovanovski nga burgu i Shutkës është dërguar sot para prokurores Villma Ruskovska për të pa dëshmitë që rrëndojnë mbi të si i dyshuar i parë i rastit “Reket”. Boki 13 të hënën nuk pranoi të fliste para Ruskovskës nën arsyetimin se fillimisht dëshironte të shoh dëshmitë kundër tij. Loading…
Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë nisur procedurat për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.Vendimi pasoi raportet se presidenti Trump gjatë një telefonate në korrik me presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelenskyi, kishte kërkuar nga ai hetim të plotë mbi ish-nënpresidentin dhe kandidatin për president në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, Joe Biden dhe djalit të tij Hunter. Ai madje thuhet ta ketë kushtëzuar këtë kërkesë të tijën, me tërheqjen e mbështetjes financiare për ushtrinë e Ukrainës. Presidenti, Donald Trump ka thënë se thirrja telefonike e 25 korrikut ishte “shumë miqësore” dhe se ai nuk bëri “presion” ndaj Zelenskiyt. Çka është…
Pothuajse gjysmë viti qëkur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës u përmend për herë të fundit në organet më të larta të BE-së, dje më 24 shtator, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.Votimi ka ndodhur pavarësisht kundërshtimit nga disa shtete anëtare të BE-së, në veçanti, ato që akoma nuk e kanë njohur Kosovën si një vend të pavarur. 49 anëtarë të këtij komiteti votuan për të filluar bisedimet me Këshillin Evropian, aprovimi i të cilit është hapi i fundit që duhet ndërmarrë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund…
Alsat 2019-09-25T12:17:49+02:00 Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 33 autobusëve të rinj, të cilët punojnë me djegie të gazit. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, autobusët e ri përveç se harxhojnë shumë me pak se autobusët e vjetër, ata janë edhe më ekologjik se autobusët e vjetër. Sipas një analize të publikuar nga Qyteti i Shkupit, autobusët e ri që plotësojnë standardin ekologjik “Euro 6” ndotin 700% më pak se autobusët dizel. Me çdo autobus do të kursehen rreth 25 mijë euro çdo vit, për lëndën djegëse. Sipas marrëveshjes, 33 autobusët e ri më së…
Pasditen e së mërkurës në autostradën Tetovë-Shkup ka ndodhur një vetaksident ku si pasojë e tij një 29-vjeçare ka marrë lëndime truporeNjë 32-vjeçar me inicialet V.H. ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka goditur gardhin mbrojtës të autostradës. Si pasojë e goditjes, 29-vjeçarja me inicialet F.A. e cila ishte në veturë ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit N. A..Ekziston dyshimi bazuar se me datë 23.09.2019, rreth orës 12:30 minuta, në afërsi të kompleksit të shkollave të mesme, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë tek i pandehuri i pandehuri është gjetur një sasi prej 0.4 gramë e substancës narkotike të llojit “marihuanë”. “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit,…

