Janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të nisur sezoni i ri të ngrohjes në Prishtinë. Zyrtarë nga Termokosi thonë se që nga përfundimi i sezonit 2018/19, janë duke u kryer riparimet e nevojshme për të nisur me sezonin 2019/20. Por, përveç lagjeve ku deri më tani ka ekzistuar rrjeti i ngrohjes, janë duke u bërë përpjekje që këtë vit të kyçen edhe 20 objekte banesore të “Kalabrisë, shkruan Gazeta ExpressZëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, ka treguar për Gazetën Express se afati i nisjes së ngrohjes në qytet ligjërisht është data 15 tetor. Por ajo ka shtuar se kjo…
Author: almakos
Një shqiptar nga Maqedonia dhe gruaja e tij nga Kosova, të dy këta banorë të Zvicrës në një intervistë për median 20 minuten, kanë treguar se si burri 37-vjeçar është sulmuar me sëpatë nga fqinji i tyre. Këta kanë bërë të ditur se janë të frikësuar se kjo ngjarje mund të përsëritet, si dhe që diçka e keqe mund të ju ndodhë fëmijëve të tyre, raporton Gazeta Express.Momenti i sulmit është regjistruar përmes një video, derisa, shihet se si sulmohet 37-vjeçari, të cilës gazeta i referohet me emrin Ali B (nuk është emri i vërtetë). Në këtë video shihet se…
Një burrë transgjinor nga Kenti i Anglisë, i cili e kishte lindur një foshnjë me ndihmën e trajtimit mjekësor, nuk mund të regjistrohet zyrtarisht si baba i fëmijës. Kështu ka vendosur gjykata më e lartë për çështje familjare në Angli dhe Uells.Në rastin e parë ligjor të përcaktimit të denicionit të nënës në ligjin anglez, Andrew McFarlane, kryetar i divizionit familjar i gjykatës së lartë, deklaroi të mërkurën se të qenët nënë ka të bëjë me të qenët shtatzënë dhe të lindësh, pavarësisht asaj se cilës gjini i përket personi që e ka lindur foshnjën. Freddy McConnell, 32 vjeç, ka…
Alsat 2019-09-25T16:24:42+02:00 Opozita shqiptare kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Arbër Ademi pas siç thonë, dështimit të hapjes së paraleles shqipe në komunën e Gazibabës. Nga Lëvizja BESA, thonë se mos hapja e paraleles shqipe në Idrizovë, rikthen ndjenjën e skenarëve të vjetra ku shqiptarëve u pamundësohej arsimi në gjuhën shqipe. [embedded content] Ministri shqiptar i BDI-së, kur duhej që të vendosë ushtarë partiak në shkollat që gravitojnë në komunat që udhëhiqen nga opozita shqiptare si në Zhelinë apo Gostivar, ai nuk hezitoi që t’i marrë ingerencat pushtetit lokal nga këto komuna opozitare, ndërsa tash kur shkelen drejtpërdrejt interesat e…
Kryeministri në detyrë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot edhe Përfaqësuesin e Përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen”, shkruan Gazeta Express.Në këtë takim është diskutuar për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për zhvillimet e brendshme politike nëpër të cilat po kalon Kosova. “Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në Neë York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin diskutuam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partneritetin…
Alsat 2019-09-25T16:19:27+02:00 Një vit para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, po zhvillohet një debat publik nëse e drejta e votës është e mbrojtur. Të gjithë kanë të drejtë të deklarohen për opsionin e vet dhe askush nuk duhet të vuajë shantazhe dhe kërcënime. Kjo është arsyeja pse, sipas pjesëmarrësve në Konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave të Votuesve të organizuar nga Instituti për të drejta dhe Kërkime Politike, mbrojtja e votës së elektoratit duhet të avancohet vazhdimisht. Avokati i Popullit Ixhet Memeti, thekson nevojën për më shumë informim të qytetarëve. Ankesat e qytetarëve janë përderisa zgjatë fushata apo në ditën e…
Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur dyert për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit. Në thirrjen e njëzetë me rradhë, të gjithë qytetarët e Kosovës me ide biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mund të aplikojnë deri më 10 Tetor.Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK, dhe të përfitojnë shërbime e grante në vlerë 20,000 Euro. Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni…
Alsat 2019-09-25T15:58:32+02:00 Kryetarja e Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut, e vlerëson si të palogjikshme njoftimin e Fondit Shëndetësor që tërheqja e ilaçeve nga farmacitë të bëhet vetëm përmes letërnjoftimit dhe pasaportës, si mekanizëm kontrollues i keqpërdorimit të barërave. Angelovska thotë se megjithatë Fondi nuk i ka njoftuar ata si Odë për këtë metodë dhe se për këtë risi kanë dëgjuar nga mediat. Unë personalisht them se nuk shoh arsye, çfarë roli luan nëse dikush do e sheh letërnjoftimin tim? Çfarë kontrolli është ai? Letërnjoftimi im do merret në një barnatore, në të nuk mund të vendoset as vulë…
Alsat 2019-09-25T15:50:15+02:00 Shoqata për emancipim dhe barazi të grave “ESE” kërkon që në hartimin e Ligjit të ri për mbrojtje sociale të rriten masat e kujdesit ndaj viktimave të dhunës familjare. Në forumin e mbajtur sot, u theksua se gratë e dhunuara ballafaqohen edhe me sfida të tjera sikurse zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe keqtrajtimet në Qendrat Sociale. Stojan Mishev nga kjo shoqatë thotë se sanksionet janë të ulëta ndaj agresorëve, të cilët përfitojnë nga sistemi siç thotë ai i kalbur i drejtësisë në këtë fushë. Ajo që rekomandohet dhe duhet të përshpejtohet zbatimi i procedurave penale, në veprat e…
Prej orës 17:00, kandidatët për deputetë nga qyteti i Fushë Kosovës do të përballen me njëri-tjetrin në emisionin Frontal në T7.Në emisionin e të mërkurës të ftuar janë Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avni Zogiani nga Vetëvendosje, Jeton Zogjani nga koalicioni AAK/PSD dhe Driton Ademi nga koalicioni NISMA/AKR/PD. Na ndiqni me fillim nga ora 17:00 në T7./GazetaExpress/
Alsat 2019-09-25T15:41:49+02:00 Pas vetëm 48 orëve, Boki 13 përsëri tek Villma Ruskoska. Edhe sot pikërisht në mesditë, policia e burgjeve e solli në Prokurorinë për krim të organizuar nga burgu i Shutkës. I veshur me pallto dhe i prangosur, Boki 13 u ngjit në zyrat e prokurorisë. Boki 13, prej sot së bashku me avokatin e tij, do t’i rishikojnë provat e mbledhura nga prokuroria kundër tij në rastin “Reket”. Pas studimit të tyre në detaje, Bojan Jovanovski do ta tregojë versionin e tij rreth aferës. Në dy ditët e fundit, Boki 13 është paraqitur në prokurori për herë të…
Me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, nga data 17 deri 30 nëntor 2019, do të qëndrojë për vizitë pune eksperti i sigurisë kibernetike, Fulbright Specialist, prof.William Butler nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Prof.Butler, do të vijë në Kosovë në sajë të projektit të Kolegjit AAB „Sfidat e sigurisë kibernetike në vendet në zhvillim“ të fituar nga Fulbright. Qëllimi i projektit është të përmirësojë politikat ekzistuese të sigurisë në Kosovë duke përdorur teknologji të përparuar dhe praktikat më të mira të zbatuara sot. Studentët, profesorët dhe profesionistët e tjerë nga industria do…

