Aleanca Veri-atlantike e ka quajtur propozimin e Rusisë për të futur një moratorium për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme si jorealiste për shkak të raketës 9M729 ruse.Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se Rusia kishte vendosur tashmë sisteme SSC-8 (9M729), duke shkelur Marrëveshjen për likuidimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme. “Derisa Rusia të mos shkatërrojë këto sisteme, propozimi për të vendosur një moratorium për vendosjen e raketave është jorealiste,” tha ajo. Më herët është raportuar se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka paraqitur një propozim për vendosjen e një moratoriumi në…
Author: almakos
Kryeministri në detyrë, gjendet në SHBA në ditën e parë të fushatës dhjetëditore që ka nisur në Kosovë. Pak më parë, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka takuar një zyrtar të lartë amerikanë.Ai ka publikuar një fotografi me Zëvendësndihmës Sekretarin, Metthew Palmeri, i cili është i dërguar i posaçëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Si duket Haradinaj ka marrë mbështetjte nga Palmer për dialog pa kushte me Serbinë dhe me kornizë të qartë për formatin e temat që do të bisedohen. “Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin…
Ky është momenti kur një pronar i guximshëm lufton me katër persona të armatosur me duart e tij gjatë një grabitje. Në pamjet që janë marrë nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij, Asif Ali konfrontohet me hajnat e armatosur dhe i godet me grushte.35 vjeçari arrinë të i largojë nga shtëpia por njëri prej tyre kthehet he e kërcënon me një kaçavidë. Por Ali vrapon deri në kuzhinë ku i merr dy thika dhe i largon përsëri hajdutët. Ali tha për media se ai kishte gruan e tij në katin e dytë dhe e ndjente vetën të detyruar…
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka njoftuar se kanë pranuar vendimin nga Rregullatori lidhur me raportin me MVNO-në.Ai ka thënë se Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës është i përkushtuar që të zbatohet ky vendim në përpikmëri. Ky është njoftimi i plotë i tij: Sot, pranuam vendimin nga Rregullatori lidhur me raportin me MVNO-në, Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës është i përkushtuar që të zbatohet ky vendim në përpikmëri. Të dashur konsumatorë, Ju siguroj se procesi do të menaxhohet me kujdes të shtuar që asnjëherë të mos ndikojë në cilësi dhe vijimësi të shërbimit! Telekomi i Kosovës ju garanton…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Alsat 2019-09-25T19:06:07+02:00 Pas vetëm 48 orësh, Boki 13 përsëri erdhi te Villma Ruskoska. Saktë në mesditë, policia e burgut të Shutkës e solli në Prokurorinë për krim të organizuar. I veshur me një pallto dhe i prangosur, Boki 13 u ngjit në zyrat e prokurorisë. Boki 13 sot bashkë me avokatin e tij shqyrtuan dëshmitë e prokurorisë në rastin “Reket”. Në mesin e tyre ishin incizimet audio dhe video që tashmë i publikoi gazeta djathtiste italiane “La verita”. Gjithashtu, kanë shqyrtuar edhe masat e posaçme hetuese, përderisa ka qenë i ndjekur Boki 13 për të cilat mbrojtja pohon se janë…
Presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Irani nuk do të negociojë një marrëveshje të re bërthamore, për aq kohë vendi i tij të përballet me sanksione dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “terrorizëm të pamëshirshëm ekonomik”.Irani i ka rezistuar “terrorizmit më të pamëshirshëm ekonomik”, ka thënë Rohani para liderëve botërorë në selinë e OKB-së në Nju Jork më 25 shtator. Tensionet në mes të Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar prej kur Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore…
Këtë të mërkure në emisionin Frontal u përballën kandidatët e Fushë Kosovës për deputetë.Kandidati nga radhët e PDK-së, Rrahim Tërnava, e ka quajtur “kukull” Vjosa Osmanin, kandidaten për kryeministre nga LDK. “Partitë tjera flasin sepse kanë xhelozi, sepse lista e PDK-së nuk është listë e penzionerave si e LDK-së. Marre duhet me të ardhën Melihate që kandidon që 20 vite për deputete e nuk u jep rast të rinjve”, ka thënë Tërnava. Por, Tërnavës i është kundërpërgjigjur Melihate Tërmkolli nga LDK. “A bon me u ndal? Qenke shumë i pafytyrë, s’po të njohë, por qenke fortë i pafytyrë”, ka deklaruar…
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje gjatë ditës e ka gjuajtur me fjalë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, duke thënë se do të kishte dëshirë që ta takonte por që ai po ‘shëtitët korridoreve të New York-ut”, shkruan Gazeta Express.Pas kësaj deklarate nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Hashim Thaçit, i cili e cilësojë një gjë të tillë si qesharake, duke i thënë Vuçiqit që nëse ka hyrë nga tavani në selinë e OKB’së, atëherë përfaqësuesit e Kosovës kanë hyrë nga dera. “Mua më vjen mirë që Vuçiç ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës,…
Alsat 2019-09-25T17:53:35+02:00 SPB-Kumanovë njofton se sot në polici është lajmëruar se tek tualetet mobile pranë ish-hotelit “Kristal” është gjetur trupi i pajetë i një 29-vjeçari. Me autorizim të Gjykatës Themelore në Kumanovë, SPB- Kumanovë ka inspektuar vendin e ngjarjes. “Sipas raportit të mjekut, shkaku i vdekjes ka qenë mbidoza me narkotikë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Loading…
Presidenti i Serbisë, Aleksnder Vucic, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që të zgjidhin problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi nuk dëshirojnë që ky problem të mbetet konflikt i ngrirë edhe për dhjetë vjet të tjera apo më shumë. Sipas tij një qëndrim i tillë është edhe në interes të Serbisë gjithashtu .Në një intervistë për Tv Pink ai ka folur edhe për takimin e shkurtër që ka pasur me presidentin e SHBA’së, Donald Trump, duke thënë se nuk dëshiron që ta shes si spektakël një takim që ka zgjatur vetëm pak minuta. Lidhur me takimet që…
Qindra konkurse të shpallura për pozita të reja pune në institucionet në nivelin qendror dhe lokal gjatë periudhës kohore pas 11 shtatorit, sipas shoqërisë civile janë joligjore dhe rrjedhimisht kërkohet anulimi i tyre.Problemi, sipas shoqërisë civile, qëndron te fakti se të gjitha këto konkurse që janë shpallur duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil, janë jolegjitime sepse nga data 11 shtator, ky ligj është shfuqizuar dhe nga ajo periudhë kohore ka hyrë në fuqi një ligj i ri, respektivisht Ligji për zyrtarët publikë. Ligji për zyrtarët publikë është miratuar në muajin shkurt në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në Gazetën Zyrtare të…

