Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka filluar fushatën zgjedhore prej qytetit të Mitrovicës. Pas përfundimit të tubimit zgjedhor ai ka qenë edhe në fshatin Bistricë, që gjendet në Leposaviq (Albanik).Aty Kurti ka vizituar familjen e dëshmores së kombit Fatime Hetemi, e cila ka rënë heroikisht së bashku me Fehmi dhe Xhemë Ladrovcin. “Kanë kaluar mbi dy dekada pas përfundimit të luftës, megjithatë në veriun e Kosovës, në fshatin Bistricë të Albanikut (Leposaviqit), ende nuk ka ardhur liria”, shkruan Kurti në profilin e tij në Facebook. Ky është postimi i plotë i tij: [embedded content] /Gazeta Express/
Author: almakos
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të vizitojnë Serbinë në tetor.Duke folur për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiq ka thënë se ka pasur një takim me ta edhe në SHBA, ku ka diskutuar për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve. “Unë i pres ata në 9 dhe 10 tetor në Novi Sad, sepse mendoj se është e rëndësishme që ne filluam idenë e bashkëpunimit rajonal. Ne duam të lidhemi ekonomikisht dhe kështu të dalim para BE dhe të tjerëve si një bllok i përbashkët”, tha ai. Ai shtoi se do…
Gjuha angleze vazhdon të jetë gjuha e huaj më e popullarizuar e cila mësohet në vendet e Bashkimit Europian, thonë të dhënat e Eurostatit.Sipas atyre të dhënave, në vitin 2017 rreth 89 për qind e nxënësve kanë mësuar gjuhën angleze në klasat e ulëta të shkollave të mesme. Pas gjuhës angleze, vjen gjuha frënge me 33,4 për qind, pastaj ajo gjermane me 23,3 për qind dhe gjuha spanjolle me 16,9 për qind. Megjithatë, në disa vende anëtare të BE-së, pos gjuhës angleze mësohen po ashtu edhe gjuhë të tjera të huaja. Për shembull, më shumë se 50 për qind e…
Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se Gjykata Supreme “ka bërë gabim kur është deklaruar në një kohë kur ekziston polemikë e madhe kombëtare”.Gjykata më e lartë në Britani e ka vlerësuar të paligjshëm vendimin e kryeministrit britanik për të pezulluar punën e parlamentit, duke shtyrë opozitën që t’i kërkojnë Johnsonit dorëheqjen. Pas vendimit të Gjykatës, Johnson është detyruar të ndërpresë vizitën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të sqaruar humbjen e tij ligjore para parlamentit. Lideri opozitar, Jeremy Corbyn, ka thënë se ai “është dashur të japë dorheqje”. Mirëpo Johnson i ka…
Presidenti iranian, Hassan Rohani, tha para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Irani nuk do të negociojë me SHBA-në, për sa kohë që ajo do të vërë sanksione kundër Teheranit.“Në emër të vendit tim, dua të njoftoj se përgjigjja jonë ndaj çdo negociate, për sa kohë ka sanksione, është negative”, – u shpreh ai, ndërkohë që Uashingtoni e ka ashpërsuar edhe më shumë presionin e tij ekonomik. “Fotot për kujtim janë etapa e fundit e negociatave, jo e para”, – iu përgjigj ai europianëve, që bënë apel për një takim mes tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo deklaratë vjen…
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Limaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër. Limaj ka thënë se e respekton Albin Kurtin dhe vlerat e tij. “Unë i respektoj njerëzit si Albini. Por mendoj që është herët për të marrë pozitën e kryeministrit. Duhet të krijohet një përvojë shtetërore, posti i kryeministrit është luks i madh”, ka thënë Limaj. “Në drejtim të shtetit cili është ndonjë vendim që e kanë marrë, ndonjë vendim i rëndësishëm” /Gazeta Express/
Zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të kalojë në referendum.Enver Hoxhaj ka thënë se për marrëveshje finale të dialogut Kosovë-Serbi, duhet të ketë llogaridhënie në Kuvendin e Kosovës, por duhet të ketë edhe një referendum. “Duhet të ketë disa parime të brendshme për dialog, duhet konsensus politik, është parë që dialogu është përdorë edhe për qëndrime të brendshme, edhe pse ishte temë e jashtme. Duhet të ketë patjetër konsensus, gjithëpërfshirje. S’është detyrë vetëm e një qeverie. Duhet llogaridhënie dhe mbi të gjitha marrëveshje e arritur duhet edhe të ketë votën e Kuvendit, por…
Vanesa Jackson është emri i gruas 40 vjeçare, e cila është arrestuar për sulm dhe kanosje jete, pasi leu me benzinë dhe dogji të gjallë bashkëshortin e saj 52 vjeçarin Vincent Philips.40 vjeçarja priti derisa bashkëshortin e saj ta zinte gjumi, më pas i derdhi përsipër benzinë, dhe pa e kuptuar ai ende i hodhi një shkrepse të ndezur. Gruaja pranoi aktin e kryer dhe tha se zgjodhi ta digjte të gjallë, pasi ta vriste me armë do të ishte shumë e thjeshtë dhe se burri i saj nuk e meritonte një vdekje të shpejtë dhe të thjeshtë. Sipas saj,…
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Limaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. “Do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Limaj. “Na kanë anashkluar edhe në të kaluarën por e kemi parë se ia kemi dalë. Kosova është vend i mrekullive, njerëzit që jetojnë në Kosovë kanë ditur të bjënë mrekulli të mëdha. Andaj mendoj se do të jemi një befasi e këndshme dhe do të arrijëm shumë më shumë se që mendojnë disa” Tutje ka…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, që kohët e fundit e ka ashpërsuar tonin mbi emigracionin, u shpreh se Franca nuk mund të strehojë të gjithë botën, nëse duhet që t’i presë sa më mirë.“Për të vazhduar që t’i presim emigrantët në mënyrë sa më të denjë, nuk duhet që të tregohemi një vend tepër tërheqës”, tha ai. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti francez bëri apel për të qenë njerëzorë dhe efikasë, për të dalë nga disa pozicione të izoluara midis ndërgjegjes së mirë dhe rreptësisë së rreme, para debatit mbi emigracionin, më 30 shtator, në Kuvendin kombëtar.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje individëve dhe sipërmarrjeve që të bëjnë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike, në përgjigje të një raporti të lëshuar nga IPCC sot, në OKB.“Në shekullin njëzet e një, për shkak të ngrohjes globale, në oqeane do të vihet re një rritje e paparë e temperaturës dhe acidifikimit”, theksoi Komiteti Shkencor për Klimën (IPCC). “Ngrohja globale në oqeane do të pasojë me një rënie të niveleve të oksigjenit, valë nxehtësie, shira dhe ciklone më të shpeshta, rritje të nivelit të ujit, si edhe pakësim të specieve detare”, thekson raporti për klimën i OKB.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se prioritete për Kosovën duhet të jenë edukimi dhe rinia.Kosnett ka thënë kështu përmes një postimi në rrjetin social Twitter. “I lumtur të shoh industrinë e filmit dhe studentët që bashkëpunojnë gjatë shfaqjes së filmave nga projekti i Qendrës Kinematografike Kosovare. Edukimi dhe rinia janë prioritete për Kosovën, kjo është një mënyrë për të inspiruar të rinjtë gjatë rritjes së industrisë së filmit” Great to see #Kosovo film industry and students collaborate during @FilmShowcase and @QKK_Kosova project. Education and youth are priorities for #Kosovo – this is…

