Alsat 2019-09-26T08:37:18+02:00 Debat publik për ndryshim të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit në administratë do të mbahet sot në Shkup. Në debatin publik do të marrin pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, drejtori i Agjencisëpër administratë, Spase Gligorov dhe Biljana Nikollovska Zhagar, këshilltar shtetëror për administratë publike në MSHIA. Loading…
Author: almakos
Komisioni LIBE ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën. Por pavarësisht kësaj, sipas ekspertëve të integrimit, Kosova tashmë ka humbur shansin për ta finalizuar procesin e liberalizimit përgjatë këtij viti, shkruan gazeta “Zëri”.Më 24 shtator 2019, Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, për Punë të Brendshme dhe për Liritë Qytetare (LIBE) ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo me gjithë këtë mbështetje të Komisionit LIBE ekspertët e integrimeve thonë se ka pak gjasë të ndryshojnë gjërat për Kosovën. Sipas tyre,…
Alsat 2019-09-26T08:34:00+02:00 Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin “Reket” sot duhet të shoh dëshmitë kundër saj në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar. Këtë e paralajmëroi avokatja e saj, Irena Fërçkoska të martën kur së bashku me Janevën ishin në prokurori që të njoftohen se ka përfunduar procedura hetimore,pas çka Janeva është kthyer në burgun “Shkup” ku e vuan masën e paraburgimit për këtë rast. Gjatë ditës së djeshme Boki 13 përsëri Boki 13 bashkë me avokatin e tij shqyrtuan dëshmitë e Prokurorisë në rastin “Reket”. Në mesin e tyre ishin incizimet…
Me një ceremoni të veçantë që mbahet prej orës 11:00 në Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”në Prishtinë, sot do të promovohet fjalori i parë në internet shqip-serbisht-shqip.Meqenëse barrierat gjuhësore janë identifikuar si një nga pengesat kryesore për përfshirjen dhe bashkëveprimin midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë, IOM ka filluar të zhvillojë mjete dhe burime të reja për të mësuar gjuhë zyrtare. Në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe UNMIK-ut, IOM vazhdimisht mbështet aktivitete për të promovuar shumëgjuhësinë dhe rëndësinë e mësimit të gjuhës. Pas zhvillimit të platformës së mësimit VocUp, fjalori i parë në internet…
Përpjekjet për rinisjen e dialogut janë rikthyer këtë javë, në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Në New York kanë udhëtuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Kosova mbetet e shkapërderdhur sa i përket përfaqësimit në dialog, i cili deri tani ka rezultuar të jetë shterpë. Me prezencën e liderëve kosovarë ka ironizuar presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili megjithatë ka thënë se kërkon kompromis me Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”. Për analistin Krenar Shala, dialogu është duke vazhduar me gjithë qëndrimin e Serbisë që përderisa vazhdon të mbetet tarifa në fuqi, nuk…
I lodhur nga jeta moderne, Thomas Thwaites vendosi të braktisë Londrën dhe të jetoj si një dhi në Zvicër35-vjeçari kaloi një vit të tërë duke përgatitur këmbët prostetike, që do i lejonin të ecte lirshëm në Alpe. Ai pëgatiti edhe një stomak artificial që do i lejonte të bluante barin. Ky është rrëfimi i tij: Kam vuajtur shumë si dhi për shkak se rrëzohesha shpesh dhe sigurisht sepse duhej të haja bar. Po ashtu nuk është se u pëlqeja shumë dhive, ndonjëherë më sulmonin. Dhe duhet ta dini se kanë brirë të rrezikshme.Më vonë e kuptova se po më tregonin…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, arriti të takoj Presidentin Amerikan, Donald Trump për diku 1 minutë, deklaroi se në Serbi më së shumti pas polakëve, sipas tij, kjo një deklaratë patetike duke e ditur se kjo nuk përkon fare me realitetin. Ai edhe e ftoi në Beograd për vizitë Presidentin Trump. Nuk e lëshoi rastin të ngacmoj përsëri Presidentin e Kosovës, Hashim ThaçiNë përpjekjen e tij të fundit për të luajtur modestin në publikun serb duke ulur pritjet e tyre për suksesin e Serbisë në rrafshin diplomatik ai deklaroi se nuk duhet bërë spektakël arrita të bisedoj me të jo…
Javën që vjen në komisionet përkatëse të Parlamentit Evropian do të nisin seancat dëgjimore të komisarëve të caktuar të BE-së në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, dhe kjo është tema kryesore që e preokupon këto ditë BE-në. Por me dyer të mbyllura, në takimet private dhe jozyrtare, po diskutohet edhe për mënyrën se si BE-ja do t’i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.Tashmë në disa qarqe roli i deritashëm i BE-së është bërë edhe subjekt talljeje, sepse kanë kaluar aq shumë vjet nga kur ka nisur dialogu dhe rezultatet konkrete kanë munguar, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndonëse vazhdojnë ta quajnë dialogun…
Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë nisur procedurat për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.Vendimi pasoi raportet se presidenti Trump gjatë një telefonate në korrik me presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelenskyi, kishte kërkuar nga ai hetim të plotë mbi ish-nënpresidentin dhe kandidatin për president në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, Joe Biden dhe djalit të tij Hunter. Ai madje thuhet ta ketë kushtëzuar këtë kërkesë të tijën, me tërheqjen e mbështetjes financiare për ushtrinë e Ukrainës. Presidenti, Donald Trump ka thënë se thirrja telefonike e 25 korrikut ishte “shumë miqësore” dhe se ai nuk bëri “presion” ndaj Zelenskiyt. Çka është…
Në fillim të këtij vitit, Volvo e prezantoi një sistem të ri sigurie, që identifikon sjelljet e shoferit, nëse është i dehur apo nën ndikimin e drogës dhe ndalon automatikisht automjetin.Sistemi mat kohën se sa shoferi e mbanë timonin me duar, sa kohë po i mbanë sytë larg rrugës, kohën e ngadaltë të reagimit dhe lëvizjes nëpër vijëzimet e rrugës. Për të rritur nivelin e sigurisë, shteti australian Neë South Ëales, do të instalojë për herë të parë në botë, një teknologji të re, që t’ju ndalojë shoferëve përdorimin e telefonave, për kërkim në rrjete sociale, dërgim të mesazheve apo…
Bundestagu gjerman të enjten përveç pëlqimit për dhënien e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të miratojë një sërë kushtesh për Qeverinë e Gjermanisë e cila do të angazhohet të ndjekë hap pas hapi negociatat dhe zhvillimin e reformave në Shkup, shkruan Alsat.Në letrën e pajtimit mes Bundestagut dhe Qeverisë gjermane, kjo e fundit do të angazhohet t’i kushtojë rëndësi të veçantë reformave në gjyqësor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Konkretisht në marrëveshjen mes tyre shkruan që: – Bundestagu e fton Qeverinë gjermane, pasi ta pranojë vendimit e Këshillit…
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa – Remi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se PDK’ja nuk e ka aspak problem të bëjë koalicion edhe me LDK’në.“Unë besoj se kryetari Veseli nuk e ka të vështirë të vijë deri te koalicioni”, është shprehur Mustafa. Pavarësisht LDK’së e cila ka vije të kuqe me PDK’në, Mustafa tha se PDK’ja nuk e ka aspak problem të bëjë koalicion edhe me LDK’në. “PDK’ja nuk e ka aspak problem të bëjë koalicion edhe me LDK’në”, theksoi Mustafa. Ai madje tha se mes PDK’së dhe LDK’së ekziston…

