Alsat 2019-09-25T16:19:27+02:00
Një vit para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, po zhvillohet një debat publik nëse e drejta e votës është e mbrojtur. Të gjithë kanë të drejtë të deklarohen për opsionin e vet dhe askush nuk duhet të vuajë shantazhe dhe kërcënime. Kjo është arsyeja pse, sipas pjesëmarrësve në Konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave të Votuesve të organizuar nga Instituti për të drejta dhe Kërkime Politike, mbrojtja e votës së elektoratit duhet të avancohet vazhdimisht. Avokati i Popullit Ixhet Memeti, thekson nevojën për më shumë informim të qytetarëve.
Ankesat e qytetarëve janë përderisa zgjatë fushata apo në ditën e zgjedhjeve…më pas nuk kemi kurrfarë reagime kthyese nga ata lidhur me të drejtën e tyre elementare. Më pas, se sa institucionet dhe organet i zbatojnë dispozitat kushtetuese dhe ligjore, aq më tepër, nëse ka mekanizma përkatës dhe efikas për veprim cilësorë ndaj ankesave të qytetarëve”-tha Ixhet Memeti, avokat i popullit.
Zbatimi i zgjedhjeve dhe mbrojtja e të drejtës zgjedhore është prioritet i MPB-së, tha Oliver Spasovski. Sipas tij, punohet në ndërtimin e standardeve dhe praktikave që qytetarëve do t’u mundësojnë votim të papenguar në zgjedhje.
Dua të theksoj se ne vazhdimisht duhet të synojmë drejt maksimalizimit ndaj efikasitetit normativ, ndërsa kjo nënkupton ndjekje dhe analizim profesional, të kujdesshëm të ligjeve”-pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Sipas ambasadores amerikane, Kejt Brns, lajm i mirë është që Kodi Zgjedhor është dokument i gjallë që mund të ndryshojë në interes të të drejtave të njeriut, ndërsa mbrojtja e të drejtave të njeriut sipas saj është proces që asnjëherë nuk përfundon.
Vesna Vellkova
Loading…



