Alsat 2019-09-25T15:41:49+02:00
Pas vetëm 48 orëve, Boki 13 përsëri tek Villma Ruskoska. Edhe sot pikërisht në mesditë, policia e burgjeve e solli në Prokurorinë për krim të organizuar nga burgu i Shutkës. I veshur me pallto dhe i prangosur, Boki 13 u ngjit në zyrat e prokurorisë.
Boki 13, prej sot së bashku me avokatin e tij, do t’i rishikojnë provat e mbledhura nga prokuroria kundër tij në rastin “Reket”. Pas studimit të tyre në detaje, Bojan Jovanovski do ta tregojë versionin e tij rreth aferës. Në dy ditët e fundit, Boki 13 është paraqitur në prokurori për herë të dytë.
Dje nga Shutka për të dhënë deklaratë në Prokurori u soll edhe Katica Janeva. Por edhe ajo kërkoi të drejtë që fillimisht të njihej me provat e Ruskoskës, dhe më pas të jep deklaratë dhe të tregojë se cili ishte roli i saj në rastin “Reket”. Janeva së bashku me avokatët e saj nesër do të inspektojnë materialin që prokuroria ka mbledhur kundër saj.
Përndryshe, Villma Ruskoska edhe zyrtarisht njoftoi se hetimi për rastin “Reket” ka përfunduar. Përfundimi i procedurës hetimore tashmë ja zëvendësoi burgun me arrest shtëpiak Zoran Milevskit – Kiçeecit. Ai kërkoi të dalë nga Shutka , Ruskoska u pajtua ndërsa gjykata dje i shqiptoi arrest shtëpiak. Kërkesë për të dalë nga paraburgimi paralajmëruan edhe avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës. Të gjithë janë të dyshuar në rastin Reket. Boki, së bashku me Kiçeec, zhvatën më shumë se një milion euro nga biznesmeni Orce Kamcev, duke premtuar se do të ndikojnë te Janeva dhe të ndalojnë hetimin e PSP-së kundër tij për kinse pastrim parash.
Bojan Stojanovski
Loading…




