Pasditen e së mërkurës në autostradën Tetovë-Shkup ka ndodhur një vetaksident ku si pasojë e tij një 29-vjeçare ka marrë lëndime trupore
Një 32-vjeçar me inicialet V.H. ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka goditur gardhin mbrojtës të autostradës.
Si pasojë e goditjes, 29-vjeçarja me inicialet F.A. e cila ishte në veturë ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.




