Belinda Balluku e humbi edhe në Gjykatën e lartë betejën për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, të vendosur me kërkesë të SPAK nga GJKKO në nëntor të vitit 2025. Me një vendim të ditës së sotme gjyqtari Ilir Panda vendosi të rrëzojë rekursin e Ballukut, duke e lënë në fuqi masën, njëjtë si dy shkallët e tjera të gjyqësorit.
Në tetor 2025, Balluku u mor pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë. Vetëm një muaj më pas u mor person nën hetim edhe për shkeljet për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe iu komunikua edhe masa e pezullimit nga detyra. Kjo masë është ende në fuqi edhe kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra në shkurt 2026, para se të zbardhej vendimi i Kushtetueses që la në fuqi pezullimin e saj.
Ndaj Ballukut, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Ish-zv/kryeministrja, kishte kërkuar heqjen e kësaj mase por Gjykata e Lartë ia rrëzoi rekursin.
Balluku është e dyshuar për 3 procedura të tjera tenderuese ndërsa pozita e saj penale është rënduar, pasi krahas veprës penale të shkeljes së barazisë në tenderë, SPAK i ka regjistruar edhe akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.



