Author: almakos

Ndonëse konkursi i rregullt për pranimin e studentëve në Qendrën Studentore ka përfunduar, të rinjtë e Universitetit të Prishtinës  ia kanë mësyer një rruge tjetër për ta zënë një dhomë në konvikt, raporton T7.Gazetare: Ardita Rashiti Kanë arritur që ta fitojnë një dhomë në konvikt, në mesin e 6500 studentëve sa kanë aplikuar, megjithatë disa studentë kanë vendosur që të bëjnë pazare me këtë pozitë të fituar. Në rrjetin social Facebook, në një grup ku më parë organizoheshin për test të maturës, studentët po shkëmbejnë dhomat e konvikteve, po e shesin kartelën e menzës e madje edhe dhomën e tyre.…

Lexo më Shumë

 Pas tërmetit që goditi Shqipërinë ditë më parë, kjo temë kjo temë vazhdon të jetë aktuale edhe sot.Panik e madhe u zgjua edhe tek qytetarët e Kosovës, veçanërisht për faktin se gjatë këtyre ditëve pati raportime nga më të ndryshme.  Më këtë rast, emisioni #gjesi në T7 solli një intervistë me Shemsi Mustafën, udhëheqës i sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike me ç’rast u fol për atë se sa është Kosova e rrezikuar nga tërmetet dhe a mund të pritet së shpejti ndonjë tërmet në vendin tonë. Video më poshtë:

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-25T11:14:48+02:00 Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE kanë dhënë shefat e diplomacive të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, të Greqisë Nikos Dendias, të Rumanisë Ramona Manesku dhe të Kroacisë Gordan Gërliq në takimin e mbajtur në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Jemi të bindur se do të jemi më të sigurt, më të prosperuar dhe më të pasur, vetëm nëse të gjithë fqinjët tanë bëhen anëtarë të BE-së”, ka thënë në takim shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva. Ajo ka theksuar se ashtu si Greqia iu ka ndihmuar Bullgarisë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-25T11:06:37+02:00 Një bashkudhëtar u lëndua rëndë në një nga gjithsej 14 fatkeqësitë e komunikacionit, që kanë ndodhur në Shkup gjatë ditës së djeshme. Në tetë fatkeqësi lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa në pesë u shkaktua vetëm dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 13 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre për shkak se e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë para se të kenë të drejtë të drejtojnë automjet dhe gjashtë fillestarë, si dhe 12 automjete të paregjistruara. Janë…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se ka arrestuar në Prishtinë një person pasi që i njejti ka rrahur dy vajzat e tij, raporton Gazeta Express.Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa, atyre iu është lëshuar edhe urdhëri mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. “Dy viktimat femra K-Shqiptare kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga prindi i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me viktimat është lëshuar urdhri mbrojtës. Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”,…

Lexo më Shumë

Reshjet e djeshme, të krahasueshme me një muaj shi sollën përmbytje të mëdha veçanërisht në Londër.Kështu mijëra udhëtarë në kryeqytet përjetuan vonesa të shumta në transportin publik për shkak të vërshimit të ujit në linjat hekurudhore. Në total, katër stacione u detyruan të mbyllen si pasojë e përmbytjeve në fjalë. Mbarë Britania pritet të përballet deri në muajin e ardhshëm me mjegull, erë, bubullima dhe vetëtima që pritet të godasin vendin gjatë gjithë kësaj jave. Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 39 paralajmërime, ku britanikëve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë vigjilentë.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-25T10:45:48+02:00 Në takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Kirjakos Micotakis që u mbajt në Nju Jork gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është shprehur mbështetje nga ana e kryeministrit grek për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe është theksuar se implementimi konzistent dhe me kohë i Marrëveshjes së Prespës është kyçe për mbarëvajtjen e raporteve dhe sigurimit të perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur press shërbimi qeveritar. Sipas mediave greke, Micotakis i ka thënë Zaevit se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës, por…

Lexo më Shumë

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Lexo më Shumë

Qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut po preferojnë gjithmonë e më shumë të pushojnë përgjatë bregdetit shqiptar.Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë muajit gusht në vend kanë hyrë 100 mijë kosovarë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë si dhe mbi 23 mijë shtetas maqedonas më shumë. Por kjo verë solli një braktisje të bregdetit shqiptar nga turistët polakë pas një fluksi të tyre vitin e kaluar. Vetëm në një muaj në Shqipëri erdhën 20 për qind më pak turistë nga Polonia, fakt ky që lidhet me rritjen e çmimeve të shërbimeve që ofrohen…

Lexo më Shumë

Subjektet politike përgjatë tërë parafushatës zgjedhore nuk i kanë kursyer fyerjet e ofendimet ndaj njëra-tjetrës. Mirëpo në fushatën zgjedhore, e cila nis që nga sot, Bashkimi Evropian, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e organizata joqeveritare kanë kërkuar nga partitë që të sillen me mirësjellje dhe në përputhje me ligjin gjatë fushatës.Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit. Subjektet politike në Kosovë janë shprehur të gatshme të hyjnë në këtë fushatë, ku premtojnë se do t’u përmbahen rregullave dhe ligjit. Mirëpo në parafushatë shumë prej partive politike e shumë prej kandidatëve për deputetë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-25T09:56:19+02:00 E dyshuara e tretë në rastin “Reket”, ish prokurorja speciale publike Katica Janeva, njëjtë si edhe i dyshuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13, dje në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kërkoi që të kontrollojë dëshmitë, e pastaj ta shfrytëzojë të drejtën për deklaratë. I dyshuari i dytë Zoran Milevski -Kiçeec me vendim të PTHP-së do të lëshohet në arrest shtëpiak. Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska, pas daljes nga PTHP-ja dje tha se klientja e saj së pari do ta shfrytëzojë të drejtën që personalisht t’i kontrollojë dëshmitë, e pastaj do të japë deklaratë. Paralajmëroi…

Lexo më Shumë

Kina e ka hapur të mërkurën një ndër aeroportet më të mëdha në botë, disa ditë para festimit të 70-vjetorit të pavarësisë.Aeroporti Ndërkombëtar “Daxing” në Pekin u hap në mënyrë zyrtare nga presidenti i Kinës, Xi Jinping. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej 700 mijë metrash katrorë, e cila është e barabartë me 98 fusha futbolli. Aeroporti i vjetër i Pekinit është aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë pas aeroportit të Atlanta-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët thanë se ekzistonte nevoja për ndërtimin e një aeroporti të ri, si ky që u përurua sot, për…

Lexo më Shumë