Alsat 2019-09-25T09:56:19+02:00
E dyshuara e tretë në rastin “Reket”, ish prokurorja speciale publike Katica Janeva, njëjtë si edhe i dyshuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13, dje në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kërkoi që të kontrollojë dëshmitë, e pastaj ta shfrytëzojë të drejtën për deklaratë. I dyshuari i dytë Zoran Milevski -Kiçeec me vendim të PTHP-së do të lëshohet në arrest shtëpiak.
Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska, pas daljes nga PTHP-ja dje tha se klientja e saj së pari do ta shfrytëzojë të drejtën që personalisht t’i kontrollojë dëshmitë, e pastaj do të japë deklaratë. Paralajmëroi se kontrolli i dëshmive do të bëhet të enjten.
Loading…




