Zyrtarët e një kopshti zoologjik në Francë kanë thënë se hajnat e kanë vjedhur një panterë të zezë, e cila ishte kapur javën e kaluar pasi kishte arritur të ikte nga pronari dhe të ngjitej në kulmet e shtëpive.
Punëtorët e kopshtit zoologjik në Maubeuge e gjetën të thyer derën e kafazit të kësaj kafshe kur shkuan në punë të martën.
Të mërkurën e kaluar, banorët në qytezën Armentieres ishin çuditur kur e kishin parë panterën e zezë duke ecur mbi kulmin e një shtëpie.
Pantera femër, gjashtë muaj e vjetër, ishte kapur nga zjarrfikësit pasi kishte ikur nga shtëpia e pronarit të saj.
Një veterinar kishte arritur ta vinte në gjumë përmes vaksinës nga largësia dhe kafsha ishte vendosur në kopsht zoologjik.
Autoritetet franceze janë duke e kërkuar pronarin e panterës për shkak se ai po akuzohet për rrezikimin e jetës së banorëve lokalë.
Policia i ka nisur hetimet për vjedhjen e kafshës mishngrënëse dhe po i analizon pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.




