Alsat 2019-09-25T00:10:21+02:00
Komisioni për punë të jashtme i Bundestagut i ka rekomanduar Bundestagut gjerman të miratoj vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Debati për Maqedoninë ka rrjedhur në frymë pozitive dhe me tone premtuese ndërsa për Shqipërinë ka pasur mendime të ndryshme, por në fund është vendosur që për dy shtetet të kërkohet vendim pozitiv.
Sipas anëtarëve të Komisionit, dy vendet së bashku do të arrijnë të hapin rrugën drejt BE-së, dhe me këtë do të kontribuojnë për integrimin e tërë Ballkanit Perëndimor.
Në mbledhjen plenare që do të mbahet të enjten në mbrëmje, pritet që Bundestagu të konfirmoj vendimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, bënë të ditur portali 360 gradë./Alsat
Loading…



