Author: almakos

Alsat 2019-09-24T15:03:20+02:00 Dështimi i grupeve të punës për shkak të interpretimeve të ndryshime të konstatimeve nga takimi i liderëve, nuk ka de-motivuar grupet e punës për të vazhduar negociatat. Nga ministria e Drejtësisë thonë negociatat duhet vazhdojnë deri atëherë kur të ofrohen zgjidhje më të mira se ato aktuale. Opozita fajin ia faturon Renata Deskoskas si udhëheqëse e procesit të negociatave për gati 9 muaj. Por ekspertët vlerësojnë se zgjidhja e fatit të lëndëve të Speciales ka rehatuar grupet e punës dhe për këtë arsye nuk i bëhet vonë nëse miratohet propozim-Ligji për Prokurorinë Publike ose jo. Është fakt që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T14:53:12+02:00 Ditët me shi vazhdojnë të jenë makth për nxënësit dhe kuadrin mësimor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë. Tashmë disa herë alarmohet se çatia e kësaj shkollë pikon në çdo cep të saj, por askush nuk ndërmerr asgjë për zgjidhjen e këtij problemi. Rolin që duhet ta luajë çatia, pjesërisht e luajnë kovat dhe enë të ndryshme, por përsëri dyshemeja laget dhe bëhet e rrëshqitshme, duke rrezikuar nxënësit dhe profesorët. Disa të punësuar që nuk duan të flasin para kamerës thonë me shqetësim se në rast të ndonjë tërmeti, çatia rrezikon të bjerë ndërsa…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përdorur këngëtarin Labinot Tahirin për ta thumbuar Qeverinë Haradinaj lidhur me numrin e deputetëve që ka pasur legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës.Kurti në “Talk to Talk” ka folur për mundësinë e një koalicionit paszgjedhor me LDK-në. Ai ka thënë se duhet të shikohet se edhe kush nga kandidatët për deputetë nga LDK do të bëhet deputetë, për shkak se sipas tij nuk duhet të ketë qeveri sikur ajo e  udhëhequr nga Haradinaj. Kurti ka thënë Qeveria Haradinaj u krijua nga vota e këngëtarit, ndërsa tha se Labinot Tahiri i kishte humbur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T14:45:54+02:00 Të dyshuarit të dytë në rastin “Reket”, Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, masa e paraburgimit do t’i ndërrohet me masën e arrestit shtëpiak, kjo pasi gjykatësi i procedurës paraprake, pas marrjes së mendimit pozitiv nga ana e Prokurorisë, e miratoi propozimin e mbrojtjes që masa e paraburgimit të ndërrohet me arrest shtëpiak. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T14:41:50+02:00 Kryeministri Zoran Zaev pritet të takojë në Nju Jork homologun e tij grek Kirijakos Micotakis. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar i tyre pas ardhjes së Micotakisit në pushtet kurse gjatë kohës që ishte në opozitë ishte kundërshtarë i fuqishëm i Marrëveshjes së Prespës. Liderët do të takohen ndërmjet aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të sesionit të 74 të Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në përbërje të delegacionit qeveritar me Zaevit në Nju Jork janë edhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i Ambientit,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ai e meriton çmimin Nobel për një varg çështjesh, mirëpo nuk e ka fituar atë, sepse çmimi nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.“Unë mendoj se do të merrja një çmim Nobel për shumë gjëra, nëse ata do ta jepnin atë me të drejtë, gjë që ata nuk e bëjnë”, tha Trump, më 23 shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Komenti i Trumpit erdhi si përgjigje e një vërejtjeje nga një gazetar, se Trump do të meritonte një çmim Nobel nëse ai mund…

Lexo më Shumë

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, i përberë nga oficerë dhe nënoficerë, dy ekipe mjekësore dhe një ekip i Kompanisë për Operacione Civile (KOC), që nga 10-30 shtator po merr pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar „Saber Junction 19″ , i cili po realizohet në bazën amerikane „Hohenfels” të Gjermanisë.Pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së i janë bashkangjitur njësive amerikane, sipas misionit të tyre, duke operuar në detyrat e tyre specifike. Krahas Divizionit të Parë të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane dhe asaj të Kosovës, në këtë ushtrim po marrin pjesë edhe mbi 5400 trupa nga shumë vende të botës, si:…

Lexo më Shumë

Pas ciklit të parë shumë të suksesshëm të trajnimeve, si pjesë e programit të Shkollave të Shekullit 21, ka filluar cikli i dytë më 14 Shtator 2019 me trajnime për drejtorët e shkollave në Ferizaj dhe Gjilan, dhe më 21 Shtator 2019 filluan trajnimet për mësuesit në Ferizaj, Kaçanik dhe Han i Elezit. Ky program prej10 milion funte. i zbatuar nga British Council dhe i financuar nga qeveria e MB, do të arrijë në 598 mësues në 142 shkolla në dy muajt e ardhshëm. Poashtu, 3,820 pajisje micro:bit: të cilat përdoren për kodim, u dhurohen shkollave në Ferizaj, Shtërpce, Kaçanik,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Dhomës së Ulët të kuvendit britanik, John Bercow, ka thënë se qytetarët e Britanisë presin që ky institucion ta kryejë funksionin e tij.Ai tha se i ka udhëzuar zyrtarët e tij që të përgatiten për vazhdimin e punimeve në Dhomën e Ulët. Megjithatë, Bercow tha se kjo nuk është rithirrje e parlamentit, sepse kuvendi nuk ka qenë i suspenduar me vendim të plotfuqishëm. Kryetari i kuvendit njoftoi se dëshiron të mbajë seancë të mërkurën në orën 11 e 30 minuta Ai ka kontaktuar me kryetarët e partive politike dhe përfaqësuesit e tyre në lidhje me këtë çështje, duke…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T13:49:22+02:00 Secilën herë që ka të reshura të shiut, shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë duket kështu, si në videon më poshtë. Enë të ndryshme gjithandej nëpër korridor, klasa dhe kabinete, që çdo moment rrezikojnë aparaturën por edhe nxënësit e kësaj shkolle. Disa të punësuar në këtë shkollë, kanë alarmuar situatën sot në zyrën e Alsat M në Tetovë, duke u shprehur të shqetësuar se, në rast të ndonjë tërmeti, rrezikon të bie edhe çatia e shkollës e cila pikon gjithandej. Shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovës, që nga ndërtimi i saj është bërë me…

Lexo më Shumë

Prokurorët gjermanë kanë paraqitur kërkesë për aktakuzë lidhur me manipulimin e tregut të aksioneve kundër shefit ekzekutiv të kompanisë “Volkswagen”, Herbert Diess, ish-shefit Martin Winterkorn dhe drejtorit Hans Dieter Poetsch. Rasti ka të bëjë me skandalin për gazrat e veturave.Zyra e prokurorit në qytetin verior të Braunschweig-ut tha se personat e akuzuar nuk i kanë informuar me kohë investitorët lidhur me ndikimin financiar të skandalit të veturave me naftë. Gjykata i ka nisur procedurat kundër kompanisë gjigante për shkak të përdorimit ilegal të softuerit për matjen e gazrave të liruara nga veturat me naftë. Aktakuza e këtyre prokurorëve është pjesë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T13:25:35+02:00 Oda e Mjekëve së bashku me Odën e Stomatologëve dhe shoqata të ndryshme të pacientëve diskutojnë mbi zgjidhjet e mundshme të cilat mund ta përmirësojnë raportin mes mjekëve dhe pacientëve. Nga Oda e Mjekeve kritikojnë masat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila vendosi që në disa pika më kritike të ketë sigurim profesional policor për të parandaluar incidentet. Megjithatë ata mendojnë se zgjidhja duhet të jetë sistemore dhe afatgjate dhe jo përmes masave të tilla si këta te fundit. Shoqatat e pacienteve thonë se edhe pacientet nuk dinë se ku ta shprehin revoltën dhe pakënaqësinë nga…

Lexo më Shumë