Author: almakos

Alsat 2019-09-24T16:03:14+02:00 Komisioni i Ministrisë së Kulturës i jep afat prej 24 orësh kompozitorit Artan Kastrati që të tërheqë deklaratën për parregullsitë eventuale në ndarjen e fondeve të projekteve kulturore. Kryetari i këtij Komisioni, Ismet Ramadani tha se deklarata e Kastratit është e pa bazë dhe ka për qëllim të njollos punën e tyre, andaj paralajmërojnë ngritje të padisë nëse kompozitori nuk kërkon falje. Kjo erdhi një ditë pas denoncimit të Kastratit se në ndarjen e 20 milion denarëve për “Valën e re kulturore”, projektit të tij iu kanë dhënë vetëm 100 mijë denarë. Sipas pretendimit të tij, dikush nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T15:55:29+02:00 Shuhet thuajse çdo shpresë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të Idrizovës. Për këtë flet vendimi i komunës Gazi Babë, drejtuar sot udhëheqësisë së shkollës në të cilin thuhet se kërkesa për hapje të një parale të re është bërë me vonesë, pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe se e njëjta kërkon kushte të posaçme për formimin e saj, sepse klasa do të numëroj vetëm 11 nxënës. Gjithashtu, në vendimin e komunës Gazi Babë nënvizohet se paralelja e re duhet të shoqërohet edhe me 10 punësime të reja për…

Lexo më Shumë

I pari i shtetit, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, derisa, bëhet e ditur se të njejtit i ka kërkuar që të njohin shtetin e Kosovës, raporton Gazeta Express.Përmes një komunikate dërguar për media, u bë e ditur se ky takim erdhi në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Thaçi, fillimisht e ka falënderuar atë për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. I njejti ka shtuar se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T15:48:07+02:00 Katica Janeva u përball me Vilma Ruskoskës për herë të dytë. Për dallim nga 24 ditë më parë, ish-shefja e PSP-së sot u soll nga Shutka me një furgon policie në Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Me prangat dhe një çantë në dorë, policia e burgut e futi atë në ndërtesë për të dëshmuar si e dyshuar në rastin Reket. Pas më pak se një ore, Janeva doli dhe e kthyen në paraburgim. Ajo nuk ka thënë asgjë para Ruskoskës. Ajo do që ti shqyrtojë personalisht dëshmitë të enjten, dhe vetëm atëherë ta tregojë versionin e saj të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T15:43:31+02:00 Kthesa pas dëshmisë së djeshme të ish shefit të policisë sekrete, Zoran Verushevskit i cili pohon se “bombat” janë të komprometuara dhe nuk kanë përfunduar tek ai, por drejtpërdrejtë në LSDM është lëndë për Prokurorinë, vlerëson avokati Aleksandar Tortevski. Sipas tij, është e domosdoshme të vërtetohet nëse bombat me të vërtetë janë modifikuar, dhe nëse jo, Verushevski duhet të mbaj përgjegjësi për dhënie të dëshmisë së rreme. Rregulli bazë është se, nëse një person në procedurë paraprake jep një dëshmi ndërsa në bastisjen kryesore jep dëshmi tjetër, çdoherë niset procedurë penale për dhënie të dëshmisë së rreme, sepse…

Lexo më Shumë

Tetë fëmijë të porsalindur kanë ndërruar jetë nga zjarri në një maternitet në Algjerinë lindore. Ngjarja e ndodhur sot është konfirmuar nga shërbimet emergjente.“Kemi arritur të shpëtojmë 11 bebe, 107 gra dhe 28 persona nga stafi mjekësor, ka deklaruar për AFP zëdhënësi Nassim Bernaoui, shkruan France24, transmeton Gazeta Shneta. Zjarri ndodhi në orën 3:50 të mëngjesit në spitalin e Oued Souf. “Fatkeqësisht nuk arritëm të shpëtojmë tetë foshnje, disa prej të cilave janë djegur nga flakët ndërsa disa kanë vdekur nga tymi”, ka deklaruar Bernaoui. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T15:25:58+02:00 Gjykata refuzoi kërkesën e të akuzuarit Ilija Dimovski dhe avokatëve për ndërprerjen e procesit gjyqësor “Titanik” deri në zgjidhjen e statusit të ish prokurorëve special. Gjykatësi Osman Shabani tha se janë të pa baza kërkesat e palëve dhe nuk ka asnjë arsye që të zvarritet procesi gjyqësor. Paraprakisht, i akuzuari Ilija Dimovski tha se prokurorët marrin ende paga në PSP ndërsa përfaqësojnë Themeloren. Sipas deputetit Dimovski, gjykata duhet ta ndërpres procesin për shkak të shpenzimeve dhe mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve. Shtrohet pyetja se ku është e punësuar Lile Stefanova? Sipas informacioneve tona ajo vazhdon të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T15:15:51+02:00 Disa nga hotelierët e Ohrit sot kanë filluar të heqin platformat e paligjshme pranë liqenit me iniciativën e tyre. Të tjerët i hiqnin tarracat e verës që ndodheshin përskaj bregut të qytetit. Të gjithë kanë afat deri në 26 shtator, që ta bëjnë vetë, nëse jo, komuna do të duhet t’i rrënojë vetë, megjithëse për këtë qëllim ka vetëm 25,000 euro për këtë vit. Prandaj, faturat do t’ua dorëzojnë pronarëve të objekteve që do të rrënohen. Pas prishjes së secilit objekt individualisht, kompania e përzgjedhur për heqjen e ndërtesave pa leje do t’i paraqesë një listë të shpenzimeve…

Lexo më Shumë

I pari i LDK-së, Isa Mustafa dje bëri të ditur se e kanë shembur shtëpinë në të cilën ai së bashku me familje ka jetuar për më shumë se 50 vite. Se çka ka vendosur Mustafa që të bëjë në atë truall u diskutua mjaft në media. Në një përgjigje për Gazetën Express, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri iu dha fund spekulimeve, duke treguar se në atë pjesë është paraparë që të ndërtohen banesa.Gazeta Express Isa Mustafa, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës u duk i emocionuar derisa shkroi se dje kanë shembur shtëpinë në të cilën ai së bashku…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T15:13:25+02:00 Oda e Mjekëve kritikon masat e fundit të ministrit të Shëndetësisë për vendosjen e forcave policore nëpër Spitalet më kritike të vendit, me qëllim parandalimin e incidenteve. Në takimin e sotëm të Odave të mjekëve dhe shoqatave të shumta të pacientëve, janë shqyrtuar mundësitë për zgjidhjen e kësaj çështje. Megjithatë, Odat e mjekëve konsiderojnë se ky problem duhet të zgjidhet përmes masave sistemore, dhe jo atyre populiste. Unë si mjek nuk do kisha dashur që pacientin tim ta ruaj policia. Asgjë në këtë çështje nuk është mirë. Unë do doja që pacienti im të ketë besim tek unë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-24T15:08:10+02:00 Dy subjektet që negociojnë mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike akuzojnë njëra-tjetrën për zvarritjen e negociatave. LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në se me qasjen e saj nuk dëshiron shtet të së drejtës. Interesi i vetëm i VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit është që të mos ketë drejtësi. Të shpëtojnë nga përgjegjësia penale kriminelët dhe të fortit nga radhët e partisë opozitare. Tentativa e tyre për shkatërrimin e lëndëve të PSP-së nuk kishte sukses, prandaj nervozizmi në pallatin e bardhë sa shkon e rritet – tha Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së. VMRO-ja akuzon socialdemokratët si fajtorë për mungesën e kompromisit. Sipas tyre, ministrja…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës të mbajtur, ka marr vendim që votat që vijnë nga diaspora të jenë nën përcjelljen e policisë, pasi dyshohet për keqpërdorim, pas qarkullimit të videos në rrjetet sociale. Po ashtu u certifikuan edhe 2799 vëzhgues nga OJQ-të dhe mediat“Sot rekomandojmë certifikimin e 2799 vëzhguesve, akreditimin e OJQ-ve vendore nga kontakt plus radio, 10 nga telegrafi. Lista serbe 22 vëzhgues, me këtë janë 382 vëzhgues të akredituar Afati për akreditim është deri këtë të premte, ora 18:00”, tha Yll Byleshkaj, drejtor ekzekutiv i zyrës për regjistrim të Partive Politike dhe certifikim. Adnan…

Lexo më Shumë