Alsat 2019-09-24T15:25:58+02:00
Gjykata refuzoi kërkesën e të akuzuarit Ilija Dimovski dhe avokatëve për ndërprerjen e procesit gjyqësor “Titanik” deri në zgjidhjen e statusit të ish prokurorëve special. Gjykatësi Osman Shabani tha se janë të pa baza kërkesat e palëve dhe nuk ka asnjë arsye që të zvarritet procesi gjyqësor. Paraprakisht, i akuzuari Ilija Dimovski tha se prokurorët marrin ende paga në PSP ndërsa përfaqësojnë Themeloren. Sipas deputetit Dimovski, gjykata duhet ta ndërpres procesin për shkak të shpenzimeve dhe mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve.
Shtrohet pyetja se ku është e punësuar Lile Stefanova? Sipas informacioneve tona ajo vazhdon të jenë në marrëdhënie pune në PSP dhe nuk figuron ligjërisht në përbërjen e Themelores. Si mund të paguhet nga një institucion dhe të përfaqësoj një organ tjetër të hetuesisë?!”-tha Ilija Dimovski, i akuzuar.
Avokatët thanë se Ligji i Speciales është ende në fuqi dhe nëse vazhdon kjo seancë do të shkelet Ligji i Prokurorisë Publike dhe Ligji i Procedurës Penale. Elenko Millanov tha se me vendimin e Këshillit të Prokuroreve Publik prokurorja Stefanova tani është prokurore në Radovish dhe nuk është kompetente për të përfaqësuar organin e akuzës në Titanik.
Prokurorja Lile Stefanova edhe pse ka autorizim, aty nuk theksohet se paraprakisht ajo ka kryer funksionin në Prokurorinë Themelore të Radovishit. Sipas Nenit 26 të Ligjit për Prokurori Publike, Lubomir Joveski nuk ka të drejtë të bartë funksionet nga Specialja te Themelorja”-pohoi Elenko Milanov, avokat.
Të akuzuar për keqpërdorime të procesit zgjedhor, përveç ish kryeministrit në arrati Nikolla Gruevski, ndiqen penalisht edhe Ilija Dimovski, Kirill Bozhinovski, Gordana Jankullovska, Mile Janalieski, Martin Protugjer, Biljana Brishkovska, Edmond Temelko, Kiro Todorovski, Munir Pepiq dhe 11 persona të tjerë nga Komuna të ndryshme të vendit.
Adnan Qaili
Loading…




