PD vijon të bojkotojë punimet e seancave plenare. Edhe sot deputetët demokratë kanë lënë bosh karriget.
Kjo është seanca e tretë plenare të cilën demokratët vendosën ta bojkotojnë.
Bojkoti nisi ditën e protestës së qytetarëve para Parlamentit, ku mes të shënjestruarve ishin edhe ligjvënësit e opozitës.
Të pranishëm në seancën e sotme plenare, nga përfaqësuesit e opozitës janë vetëm deputetët Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Erald Kapri i partisë Mundësia.



